Një 23 vjeçar në Britaninë e Madhe është arrestuar këtë javë nga policia britanike pasi akuzohet për kërcënimin e ish të dashurës së tij. Fillimisht ai u bë i ashpër ndaj saj për shkaqe xhelozie duke e dhunuar shpesh fizikisht, më pas e kërcënonte se do të vriste veten nëse do t’i jepte fund marrëdhënies.
Madje ai shkoi me tej me kërcënimet dhe rreth 2 vite me rradhë i thoshte të resë se nëse do ta linte, atëherë do u thoshte miqve të tij shqiptarë që ta qëllonin atë dhe familjarët e saj, përfshirë mbesën 4 vjeçare.
"Unë besoj se ai do të më vrasë kur të dalë jashtë. Jam shumë i frikësuar dhe e di se çfarë është në gjendje të bëjë."- u shpreh ajo pas arrestimit të 23 vjeçarit.