"Donim vetëm t'i trembnim', kështu ka deklaruar sot 23-vjeçari shqiptar në gjykatë në Grqi, i cili akuzohet për vrasjen e 19-vjeçarit grek, Alkis Kampanos. Ai ka mohuar të jetë autori i vrasjes, ndërsa ka pranuar vetëm faktin se ka qenë i pranishëm në vendngjarje kur ndodhi krimi. Ai ka thënë se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe se lajmin për vrasjen e 19-vjeçarit grek e kishte lexuar në media. Po ashtu ai ka treguar edhe emrat e 10 personave të tjerë që ishin të pranishëm në ngjarje, por emrat nuk bëhen publikë.  


Lajmi kryesor:

Vrasja e 19-vjeçarit në Greqi, të arrestuarit dalin para gjykatës, 23-vjeçari shqiptar: Donim vetëm të trembnim! U pritën me ulërima nga të afërmit e viktimës: Si guxon t’i ngresh sytë?