VIDEOLAJM/ I riu kamuflohet si grua, me fustan e shapka vjedh restorantin në Sarandë

Kur e gjithë vëmendja është përqendruar pikërisht te zgjedhjet, një i ri në Sarandë ka ‘përfituar’ nga shpërqendrimi për të vjedhur një restorant. Sikurse duket edhe nga video, e kapur nga kamerat e sigurisë, i riu, ende i paidentifikuar, është maskuar si grua, i veshur me fustan, ndërsa në kokë mbanë vendosur një copë. Në dukje i qetë, ai kontrollon ambientin  me dritën e celularit, ndërsa nuk mbante veshur këpucë, por vetëm një palë shapka. Po ashtu ai kujdeset edhe të mos lërë shenja të gishtave, pasi në çdo moment duart i mban të mbuluara me mëngët e bluzës, ndërsa kontrollon për sende të vlefshme. Ai ka marrë nga restoranti 300 euro, 100 mijë lekë si dhe një tablet.

1619188205_fustan.jpg

 

 

J.SH./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rënia e rasteve me Covid-19 dhe efekti i vaksinimit, a duhet të hiqet ora policore?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Dalin pamjet nga ekzekutimi i 40-vjeçarit në Vlorë/ 2 autorët po e prisnin në kthesë, njërit i bie arma nga duart! Shoqëruesi i viktimës ia mbath vrapit