KORCE - “Je i vdekur pasi ke spiunuar për punën tonë”. Mesazhi tronditës nëpërmjet një zarfi i ka ardhur 29-vjeçarit Nerti Hoxha nga fshati Miras i Korçës, i cili punon si transportues drush.
Sakaq bashkangjitur me mesazhin kërcënues i riu ka gjetur në ambientet e garazhit edhe një sasi tritoli me fitil dhe donator.
Ndër të tjera në zarf shkruhej. “Ti je një spiun i policisë dhe raporton për aktivitetin tonë. Ti dhe familja jote do të vriteni. Ky është vetëm paralajmërimi i parë, e nëse nuk heq dorë nga spiunimi do ju shuajmë si familje”.
Ylber Hoxha: Jemi kërcënuar edhe para 1 muaji me një letër
Ndërkohë i ati i tij në një prononcim për mediat ka pohuar se familja e tij është kërcënuar edhe një muaj më parë ku një letër me përmbajtje kërcënuese është gjetur në makinën e 29-vjeçarit. Ai ndër të tjera sqaron se familja e tij është në konflikt të hapur më një tjetër familje për pronësinë e një dyqani.

I moshuari nuk ka shigjetuar askënd si autorë të kësaj ngjarjeje, ndërsa pranon se i biri është marrë me transport lëndësh drusore.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO