Elbasan-Një i sëmur me probleme mendore është arrestuar nga policia, pasi gjatë trajtimit mjekësor ka goditur kujdestarin e pavionit.
 
Sipas policisë lokale, Emiljan  Ziu 25-vjeç nga fshati Kuqan gjatë kohës që ka qenë i shtruar për mjekim të detyrueshëm në Spitalin Psikiatrik ka goditur kujdestarin e pavionit H.P.  65-vjeç.
 
65-vjeçari është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për  veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar  nga  neni  88 i Kodit Penal.



dy.b/shqiptarja.com