I riu nga Durrësi dhe italiani vdesin në aksident, plagosen dy vajza (VIDEO)

Dy të rinj kanë humbur jetën në një aksident tragjik, mes të cilëve edhe një 20 vjeçar shqiptar. Viktima është Juendi Xhani dhe shoku i tij  italian Guiseppe Troisi.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së djelës në Itali. Xhani ishte me origjinë nga qyteti i Durrësit, por jetonte në Pesaro.

20 vjeçari shqiptar po udhëtonte me shokun e tij dhe dy vajza në një automjet tip Audi A4, kur u përplasën me një makinë tip Hyunday.

Për pasojë humbën jetën në vend dy djemtë, ndërsa vajzat mbetën të plagosura rëndë.

Ndërkohë në automjetin tjetër po udhëtonte një 71 vjeçar i cili kishte pasagjerë 2 fëmijë binjakë të moshës 8-vjeç. Por fatmirësisht 71-vjeçari dhe të miturit nuk pësuan dëmtime të rënda.

Në vendin e ngjarjes shkuan 6 autombulanca, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë nga makinat.

Ngjarja e rëndë ka tronditur zonën e Pesaros, ku vetë kryebashkiaku e ka cilësuar një tragjedi që ka lënë pa fjalë të gjithë banorët.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, qeveria italiane synon nga janari 2025 transferimin e tyre në Gjadër

Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, qeveria italiane synon nga janari 2025 transferimin e tyre në Gjadër