Pushimet në Ksamil do të ishin të fundit për turistin portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra këtë mëngjes nga truproja i beach bar’-it ‘Principotes.’ Një konflikt i dyshuar për një vajzë me truprojën e lokalit, Sokrat Vatën, përshkallëzoi deri në vrasjen e 21-vjeçarit.
Që prej mbrëmjes të së hënës,i riu ndodhej bashkë me miqtë e tij në klubin e natës së vetë kompleksit, të quajtur “La Guerre”(Lufta) ku organizohej një festë me DJ francez. Në këtë pjesë të kompleksit, ndodhi edhe konflikti me truprojën. Më pas, turisti është nxjerrë nga Vata në pjesën e jashtme të lokalit, pas 'beach bar'-it dhe shezlongëve ku është goditur me thikë nga 29-vjeçari që më pas është larguar.
Vata është kapur vetëm pas pesë orësh në Levan të Fierit, teksa përpiqej të arratisej në bagazhin e një makine, ku shoferja 31-vjeçare dhe pasagjeri 38-vjeçar, ishin turq. Destinacioni i tyre njofton policia ishte Tirana.
Sipas raportimeve, 29-vjeçari, i cili banonte në Has dhe ishte i punësuar si truprojë në ‘Principotes’, nuk ishte i panjohur për autoritetet, pasi më herët ka pasur probleme me drejtësinë në Britaninë e Madhe, ku ishte dënuar në vitin 2024 për trafik droge. Rrethanat e lirimit të tij nga autoritetet britanike mbeten për t’u sqaruar.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike të Ksamilit.
Pas ngjarjes, disa pushues në Ksamil shprehën tronditjen nga vrasja e 21-vjeçarit me thikë.
“Është një ngjarje e rëndë, jemi me pushime me fëmijët! Si t’i themi që është vrarë dikush, ata do të tremben”, tha një pushues.
‘Principotes’ është një kompleks luksoz buzë detit në Rivierën Shqiptare, i vendosur përballë Tre Ishujve.
Ai ofron një plazh privat me shezlongë, restorant, bar dhe ambiente relaksi. Vendi i njohur për pamjen e bukur dhe ujërat e pastra të Jonit mbetet një nga destinacionet për turistët dhe vendasit.
Lajm në përditësim…
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Pas vrasjes së 21-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes nga truproja i ‘Principotes’, policia ka shoqëruar 42 të shoqëruar.
Mes tyre janë personel dhe klientë të kompleksit luksoz.
Policia ka zbardhur të tjera detaje nga arrestimi i 29-vjeçarit që vrau me thikë të riun portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil.
Teksa po tentonte të arratisej, Sokrat Vata u kap pas pesë orësh në Levan nga shërbimet e policisë i fshehur në bagazhin e një makine.
Automjeti drejtohej nga një 31-vjeçare turke, ndërsa pasagjer ishte një 38-vjeçar gjithashtu turk.
“Autori i dyshuar, shtetasi S. V., 29 vjeç, ishte fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një 31-vjeçare, shtetase turke, ndërsa në automjet udhëtonte si pasagjer edhe një 38-vjeçar, shtetas turk.
Autori i dyshuar dhe dy shtetasit turq u shoqëruan në DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi sot policia.
Report Tv ka siguruar pamje të arrestimit të Sokrat Vatës, truprojës që vrau me thikë 21-vjeçarin portugez Luis Miguel Varela Mendes në beach bar-in “Principotes” në Ksamil.
29-vjeçari u kap nga shërbimet e policisë në Levan, i fshehur brenda bagazhit të një automjeti. Shoferi dhe pasagjerja e automjetit ishin turq.
Luis Miguel Varela Mendes, 21-vjeçari portugez që u vra mëngjesin e sotëm me thikë nga truproja i ‘Principotes’ kishte marrë pjesë në një festë që organizohej në këtë beach bar nën ritmet e një Dj të njohur francez.
Sipas burimeve i riu ishte në shoqërinë e disa miqve francezë, kur është përfshirë në një konflikt me Sokrat Vatën.
Paraprakisht dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë një vajzë.

Foto: Njoftimi për festën me DJ francez te 'Principotes'

Pas disa orësh arratisje ka marrë fund arratisja e Sokrat Vatës, 29-vjeçarit që vrau me thikë 21-vjeçarin portugez Luis Miguel Varela Mendes.
29-vjeçari u kap nga shërbimet e policisë në Levan, i fshehur brenda bagazhit të një automjeti.
Një 21-vjeçar u vra me thikë mëngjesin e sotëm në lokalin e Principotes’, një nga vendet më luksoze dhe më të frekuentuara në bregdetin e Ksamilit.
‘Principotes’ dikur i njohur me emrin ‘Tortuga Bay’ është një kompleks luksoz buzë detit i themeluar në vitin 2022, i vendosur përballë ‘Tre Ishujve’.
Në pronësi të një 71-vjeçareje, Kade Bulica nga Kukësi, ky kompleks ofron një plazh privat me shezlongë, restorant, bar dhe ambiente relaksi.
Klubi i natës në Principotes, mban një emër francez “La Guerre” (Lufta), ndërsa çdo të hënë, sipas njoftimeve në rrjetet sociale, organizohen “Netët franceze”. Pikërisht mbrëmjen e djeshme, ishte ftuar një DJ francez, ku i riu kishte shkuar për të festuar me disa miq.
Disa pushues që kanë zgjedhur të pushojnë në zonën bregdetare të Ksamilit shprehen se janë të tronditur nga vrasja e 21-vjeçarit portugez me thikë.
Njëri prej tyre thotë se ka fëmijë të vegjël dhe po ta marrin vesh do të tremben.
“Është një ngjarje e rëndë, jemi me pushime me fëmijët! Si ti themi që është vrarë dikush, ata do të tremben”, tha një pushues.
“Na vjen shumë keq që ndodhi. Ky është një krim”, tha një pushues.
Ndërkohë një tjetër pushuese thotë se në këtë zonë ka siguri, dhe që i vjen keq që ndodhi kjo ngjarje.
“Na erdhi shumë keq kur e kemi marrë vesh, pasi ata të bashkisë kujdesen për ne, ka shumë rregull”, tha pushuesja.
Zona bregdetare e Ksamilit u zgjua mëngjesin e sotëm nga një vrasje me thikë të një 21-vjeçari portugez.
Pamjet që shihni më sipër është vendi ku u gjet pa shenja jete trupi i Luis Miguel Varela Mendes.
Ndërkohë siç shihet edhe nga videot e siguruara nga Report Tv, policia ka rrethuar zonën ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
29-vjeçari, autori i dyshuar i vrasjes vijon të jetë ende në kërkim.

Foto: Sokrat Vata
Sokrat Vata, 29-vjeçari i identifikuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së një shtetasi portugez 21 vjeç në Ksamil, rezulton të ketë një të shkuar penale në Britaninë e Madhe.
Në një artikull të publikuar nga BBC në vitin 2024, raportohet se Vata ishte dënuar me pesë vite burg nga Gjykata e Kurorës në Cambridge, pasi kishte pranuar fajësinë për një sërë veprash penale që lidheshin me trafikimin e drogës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve.
Sipas BBC, Vata, në atë kohë 27 vjeç, ishte përfshirë në dy ndjekje të veçanta nga policia britanike, në Cambridge dhe Kent. Një prej episodeve kishte ndodhur më 13 prill 2024, në A20 pranë East Malling. Sipas raportimit, Vata nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe u ndoq nga efektivët. Gjatë ndjekjes, automjeti që drejtonte u përmbys. Vata nuk u kap në atë moment, por brenda automjetit policia gjeti disa qese me kokainë dhe targa automjetesh.
Ndërkohë më 30 prill, ai u përfshi në një tjetër ndjekje policore, këtë herë në Cambridge, ku po lëvizte me një makinë të vjedhur.Gjatë arratisjes, Vata ndaloi për të lënë një pasagjer dhe më pas vazhdoi deri në Clara Rackham Street. Atje braktisi automjetin dhe u largua në këmbë.
Sipas policisë britanike, gjatë largimit ai hodhi në një shkurre një pako me kokainë. Arratisja përfundoi kur efektivët e gjetën të fshehur në oborrin e pasmë të një banese në Cambridge. Në xhepat e tij iu gjetën 560 paund cash, ndërsa në automjet u sekuestruan edhe targa të tjera. Testet treguan gjithashtu se Vata kishte drejtuar automjetin nën efektin e drogës. Më 25 shtator 2024, Gjykata e Kurorës në Cambridge e dënoi Vatën me pesë vite burg, po pavarësisht dënimit Vata ishte në Shqipëri. Rrethanat e lirimit të tij nga autoritetet britanike mbeten për t’u sqaruar.
Sipas BBC, ai kishte pranuar më herët fajësinë për dy akuza për posedim të drogave të klasës A me qëllim shpërndarjen, dy akuza për drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim kanabisi dhe drejtim automjeti nën efektin e drogës.
-
Mjaft me VRASJE!
Përgjigju -
Shumica e hotelve dhe klubeve kontrodhohen nga injoraca dhe kriminelate e shqipnis, Si jan te lillure me ministra dhe deputet injoranta.
Përgjigju -
Kafshe e eger mali! Keta jana ata qe bejne shqiponjen me duar ne media sociale dhe nga ana tjeter, i prishin reputacionin Shqiperise! Burg perjete plehres!
Përgjigju -
Normal se te lej Rama te gjithe drrogaxhite te bejne resorte dhe hotele sepse i japin voto normal qe keshtudo ndodhi
Përgjigju -
Sokrat,eshte emer qe nuk ekziston ne Has,do te kete emer tjeter,ose e ka nderruar.
Përgjigju -
Lol, Ja dhe Besa e famshme e malesoreve. E edukuar brez pas brezi te jetuesit e maleve tona. Le te jemi cik te qarte: atje ku kerkohet besa, ka thjesht Pabesi.
Përgjigju-
E mban mend para disa muajsh kur ne kalane e beratit vdiq nje djal 30 vjecar nga veriu ne sy te femijeve, nenes dhe gruas sepse nje kriminel nga berati i nguli thiken ?! . Edhe aty besa i ka fajin . Po boll se na hapet barkun me keto komente.
-










Komente
Komento