Disa pushues që kanë zgjedhur të pushojnë në zonën bregdetare të Ksamilit shprehen se janë të tronditur nga vrasja e 20-vjeçarit me thikë.

Njëri prej tyre thotë se ka fëmijë të vegjël dhe po ta marrin vesh do të tremben.

“Është një ngjarje e rëndë, jemi me pushime me fëmijët! Si ti themi që është vrarë dikush, ata do të tremben”, tha një pushues.

 “Na vjen shumë keq që ndodhi. Ky është një krim”, tha një pushues.

Ndërkohë një tjetër pushuese thotë se në këtë zonë ka siguri, dhe që i vjen keq që ndodhi kjo ngjarje.

“Na erdhi shumë keq kur e kemi marrë vesh, pasi ata të bashkisë kujdesen për ne, ka shumë rregull”, tha pushuesja.


Lajmi kryesor:

Ksamil/ Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë të riun francez pas një sherri, e lënë të pajetë pranë shezlongëve! Arrestohet autori nga Hasi, me precedentë në Angli për drogë (EMRAT+VIDEO)