Një student mori fjalën nga podiumi i protestës, i cili kërkoi të drejtën për tu arsimuar, një sistem të ri që nuk funksionon kundër të rinjve, por pro tyre.
“Jam këtu si një nga mijëra të rinj që duan të ndërtojnë një të ardhme në një sistem që duket sikur punon kundër nesh. Na thuhet të studiojmë, të punojmë fort, se merita do të shpërblehet, por përditshmëria jonë tregon diçka tjetër. Shumë prej nesh paguajnë materiale nga xhepi, përballen me mungesë mundësish dhe institucione që flasin për ne, por kurrë nuk na dëgjojnë.
Pse duhet të paguajnë të rinjtë çmimin e problemeve që nuk i kanë krijuar? Pse duhet të jetojmë me frikën se e ardhmja mund të bllokohet larg nesh? Pse duhet të luftojmë për gjëra që duhet të ishin normale: transparencë, meritë dhe dinjitet?
Ne nuk kërkojmë privilegje, kërkojmë institucione që mbajnë përgjegjësi. Kërkojmë që zëri ynë të dëgjohet, sepse arsimi nuk është favor, është e drejtë. Poshtë sistemi, poshtë Rama”, tha i riu.
Lajmi kryesor:
Protesta/ Ish-luftëtari i UÇK-së lexon listën me kërkesat: Rama dorëheqje, qeveri teknike! Harrojnë fare Berishën! Reagimi i Ramës: Protestës i ranë puplat nga zëdhënësi i Iranit!










