I riu qëllon me armë në ajër dhe e hedh në lumë, vihet në pranga në Kamëz! Ishte i dehur

I riu qëllon me armë në ajër dhe e hedh në lumë, vihet në pranga në Kamëz! Ishte i dehur

Policia e Tiranës

KAMËZ- Një 34-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në ajër në rrugën “Xhorxh Bush” në Kamëz. Muharrem Peti ka qënë duke lëvizur me makinë kur ka qëlluar në ajër dhe më pas armën e ka hedhur në lumë në Laknas.

Sipas Policisë së Tiranës, 34-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe tashmë ka rënë në pranga. Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

“Në gjendje të dehur, qëlloi me armë zjarri në ajër nga automjeti dhe më pas e hodhi armën në një lumë, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

Vijojnë kontrollet e pandërprera për gjetjen e armës së zjarrit. Sekuestrohet automjeti në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Xhorxh Bush” një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri nga mjeti me të cilin qarkullonte, menjëherë organizuan punën me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar.

Në vijim të veprimeve të shpejta dhe profesionale u kapja dhe arrestimi i shtetasit Muharrem Peti, 34 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas dyshohet se në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, pas mesnatës, në rrugë, dhe më pas e ka hedhur në një lumë në Laknas. Nga të shtënat nuk ka patur dëmtime”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë