Një shqiptar është dhunuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Bronz. Mediat amerikane raportojnë se sulmi ndaj 25-vjeçarit shqiptar është filmuar nga kamerat e sigurisë.
25-vjeçari ishte duke ecur në trotuar, kur një grua ka pështyrë në këpucën e tij. I riu ka ndaluar dhe dy persona e kanë sulmuar menjëherë me grushte. Familjarët e tij thonë se shqiptari kishte shkuar për të marrë fotot për kartonin e gjelbër. Nuk dihet ende identiteti i shqiptarit të dhunuar, por mësohet se është në spital ku po trajtohet nga stafi mjekësor.
I vëllai i shqiptarit, Markel Godinj në një prononcim për mediat amerikane thotë se ky është një turp për qytetin dhe demokracinë në SHBA. Markeli apelon që të gjenden autorët e dhunimit të vëllait të tij.
“Sulmi ndodhi rastësisht. Aty mund të jetë nëna jote, babai yt, motra, vëllai, mund të jem unë. Mund të jesh ti. Është turp për Bronx-in, turp për demokracinë, turp për zonën. Të gjithë duhet të bëjnë kujdes në zonë, pasi këta dy persona janë akoma të lirë”, tregon Markel Godinj, vëllai i të riut shqiptar.