I riu shqiptar kapet me 453 kg drogë në mes të Milanos, si u zbulua nga policia

I riu shqiptar kapet me 453 kg drogë në mes të Milanos, si u zbulua nga policia

Një shqiptar është arrestuar mëngjesin e dy prillit pasi është kapur me një sasi rekord droge në në Famagosta në Milano. Sipas mediave italiane shqiptari i arrestuar është identifikuar me inicialet L.R 26-vjeç.

Shqiptari i arrestuar është pikasur nga karabinierët italian, pasi ngiste një makinë me shpejtësi në qytet, ndërsa gjatë ndalimit të tij është konstatuar edhe sasia e drogës e fshehur brenda automjetit.  Në fillim shqptari nuk iu bin urdhërit të ndalimit por pas një ndjekje nga policia ai është arritur të ndalohet.

Pas kontorlleve në automjetin që ngiste shqiptari janë gjetur çanta të mëdha të zeza, brenda të cilave kishte pako të mëdha me marijuanë me një peshë totale prej 240 kg. Por policia nuk u ndal me kaq pasi bëri një kontoll në një garazh që rezulonte të ishte marrë me qira nga 26-vjeçari shqiptar. Garazhi ishte në rrugën "Pestalozzi" ku karabinierët gjetën çanta të tjera të mbushura me marjuanë, pesha e të cilëve shkonte rreth 215 kg.

Pas arrestimit i riu tha po shkonte në “Piazza Miani” për të dorëzuar ngarkesën që e kishte marrë në krahinën e Comos. Mbi 26-vjeçarin rëndojnë akuzat e trafikimit të 453.5 kilogramëve marjuanë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin