Protagonist i protestës së sotme të Shoqërisë Civile te parku i liqenit, ka qenë edhe një prej të afërmve të Faik Myrtajt, protestuesit të 21 janarit 2011 i cili mbetur i vrarë në Bulevard prej plumbave të Gardës së Republikës. Siç duket edhe në video, në momentin kur policia po tentonte të largonte protestuesit nga kantieri i ndërtimit, hasin në rezistencën e një djali të ri i veshur me xhup jeshil, i cili u kujton atyre se është kushëriri i Faik Myrtajt. “Hiqini duart. Kriminela. Plehra. E di ti kush jam unë? E di ti kush jam unë? Faik Myrtajn e njeh ti? Unë jam kushëriri i tij. Jam kushëriri i Faik Myrtajt. Po pra po jam kushëriri i Faikut edhe do vi aty”, iu drejtohet i riu policëve. 
 
Debati
 
Polici: Ikni, largohuni prej këtu...Ecni.
 
I riu: Mos më prek. Hiqi duart. Plehra.
 
Polici: Largohu.
 
I riu: Mos më prek...e di ti kush jam unë? Faik Myrtajn e njeh ti? Unë jam kushëriri i tij. Jam kushëriri i Faik Myrtajt.

Në video do të mund të shikoni debatin në sekondën e 45-të, personi me xhup të gjelbër teksa debaton me efektivët e policisë

Redaksia online
(L.Q/Shqiptarja.com)