SARANDË- Administratori i “Orange Club” në Sarandë, Ermal Fataj, i arrestuar pas vdekjes së një 33-vjeçari nga kontakti me energjinë elektrike, mohoi para grupit hetimor që ta kenë punësuar Igli Gjocën.

40-vjeçari deklaroi se i riu kishte shkuar në lokalin që ai administron për të parë punimet që po kryheshin dhe të jepte mendimin e tij për to, nisur edhe nga miqësia që kishte me pronarin. Sipas deklarimeve të tij, Igli Gjoca nuk ishte i punësuar në lokal, pasi ai kishte servisin e tij të makinave

Igli Gjoca ndërroi jetë nga rënia në kontakt me korrentin gjatë kohës që në lokalin Orange në Sarandë po lyhen skena ku performojnë artistë të ndryshëm, për t’u bërë gati për sezonin. Policia ka ngritur akuzë për punësim në të zezë dhe shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë, pavarësisht se administratori e mohon.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë