KAS i rrëzoi ankimet, Berisha sulmon Ilir Rusmailin: Kriminel elektoral, me urdhër të Ramës rrëmbeu edhe mandatin e Belshit dhe Rrogozhinës

TIRANË- Pas humbjes së thellë të 14 majit, përveç alibive për votues fantazmë e vjedhje të zgjedhjeve, Sali Berisha sulmuar Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve. Ky i fundit, rrëzoi ankimin e Sali Berishës për rezultatin e zgjedhjeve në Rrogozhinë, ku Edision Memolla i PS fitoi me një diferencë prej 21 votash.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Rithemelimit, Berisha sulmoni KAS duke thënë se është vënë nën shërbimin e Edi Ramës, madje ka sulmuar edhe ish-bashkëpunëtroin e tij Ilir Rusmaili për të cilin thotë se është një person i korruptuar që po drejton KAS, por në fakt ai është thjesht relator me të drejtë vote si të gjithë anëtarët e tjerë të KAS.

“Këto dy-tre ditët e fundit, KAS-i i partisë është dëshmuar një institucion i verbër, një institucion që shkelmon të vërtetat elektorale, një institucion i cili kryesohet nga një person i shkarkuar për korrupsion, ish-bashkëpunëtor i afërt i imi. Dhe tani humbet çdo lloj norme e parimi dhe vërsulet kundër kandidatëve fitimtarë, se si e si t’i kthejë në të mundur, me meskinitetin, me qëndrimin e tij kriminal ndaj ligjit dhe të vërtetës.

Ky person, me urdhër të Edi Ramës, legjitimoi në Rrogozhinë qendrën e ngritur në burg pa asnjë vendim dhe asnjë akt nënligjor të ndonjë institucioni për ngritjen e një qendre votimi. Ngritja e një qendre votimi në një vend të caktuar ka kushte dhe akte mbi të cilat bazohet. Qendra e votimit në burgun e Rrogozhinës është ngritur pa asnjë vendim, pa asnjë akt, pa asnjë procedurë. Është ngritur në një burg që kishte vetëm 2 vetë dhe u mbush me urgjencë nga krimineli elektoral Ulsi Manja vetëm e vetëm për të ndihmuar me vota kallp kandidatin e PS”, tha Berisha.

Teksa e quajti kriminel elektoral, Berisha akuzon Ilir Rusmailin se i ka marrë mandatin Bashkë Fitojmë edhe në Belsh, ku pas rinumërimit në KAS u shpall fitues kandidati i PS.

“I njëjti skenar është përdorur nga krimineli elektoral Ilir Rusmali me urdhër të Edi Ramës, i cili ëndërron të bëhet Avokat Populli, është vepruar me Dumrenë. 40 vota, të gjitha në çdo kriter ligjor të pavlefshme, janë shpallur të pavlefshme nga krimineli elektoral Ilir Rusmali me urdhër të Edi Ramës, për t’i rrëmbyer mandatin Bedri Qypit. Ndërkohë 16 vota janë shpallur të pavlefshme pasi iu ishte vendosur vetëm një votë, kurse vota ku shkruhej me laps të kuq dhe bëheshin shënime, ato ishin për kriminelin elektoral Ilir Rusmali dhe Edi Ramën, të vlefshme”, tha Berisha.

Berisha tha se e vetmja rrugë për të denoncuar këtë situata, janë protestat.

“Natyrisht ne do ndjekim çdo procedurë ligjore, përfshi Strasburgun. Kjo ka vetëm një rrugë, protesta dhe vetëm protesta. Përballë kemi një armik të egër të lirisë së shqiptarëve, i cili pasi shpalli Kodin Zgjedhor një kinezëri, ndërmori çdo hap për të rrëmbyer votën e shqiptarëve.

Ndaj dhe ne, duhet me këtë situatë të ndërmarrim një dialog të fuqishëm mediatik dhe direkt, në mënyrë që të ngremë në këmbë lëvizjen e fuqishme që presin shqiptarët nga ne. Kjo që ndodh në Shqipëri nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës”, vijoi ai.

Përplasjet e Berishës me Rusmalin

Ilir Rusmali, aso kohe zv.kryeministër në qeverinë Berisha, po kundërshtonte ngritjen e fabrikës së demontimit në Gërdec. Dalja në media e zbardhjes së mbledhjes së qeverisë në shkurt 2007, kur Rusmali ishte akoma zëvendëskryeministër, ka provuar këtë refuzim të Rusmalit për të legalizuar me vendim të Këshillit të Ministrave biznesin në Gërdec. Është e paqartë, nëse Berisha ishte në dijeni mënjëherë për përgjimin e vëllait të zëvendëskryeministrit, por e sigurtë është që kaseta më vonë është përdorur ndaj Rusmalit si shantazh nga vartësit e tij në Ministrinë e Drejtësisë, njerëz të Berishës dhe që u shkarkuan nga Ilir Rusmali si sinjal se refuzonte çdo shantazh nga kushdo. Ka një moment që nuk është bërë kurrë publik nga kjo histori përgjimesh, shantazhesh dhe intrigash në majat më te larta të qeverisë Berisha.

Në 30 tetor 2012, Ilir Rusmali, si kryetar i Komisionit të Ligjeve, hodhi poshtë një propozim të qeverisë Berisha për ndryshimin e ligjeve për përgjimet, duke nxjerrë jashtë loje gjykatën. Ligji synonte legalizimin e përgjimeve dhe madje nxjerrjen jashtë kontrollit të këtij procesi sensitiv. Kundër votuan edhe Enkelejd Alibeaj, Arenca Trashani, Luan Skuqi, Paulina Hoti, Ylli Lama, Fatos Hoxha, Ilir Bano, Astrit Bushati, Dashnor Sula dhe Tritan Shehu. Ilir Rusmali, në tetor të vitit 2014, pranoi se krisja me Berishën erdhi për shkak të ligjit për përgjimet. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MINUSHE: 08/06/2023 11:24

    Ilir rusmajli i vetmi qe dha doreheqjen kur ju permend vellai me duket.. njeri me integritet prandaj nuk besohet sala joo

    Përgjigju
  • Arben: 08/06/2023 05:58

    Nese doni te ringrini PD, beni Eduart Selamin kryetar PD.Figurat e tjera jane te provuar,riprovuar dhe te pabesueshem,aq me teper qe jane edhe te perçare,si balli i dikurshem me legalitetin,nacionalistet,etj. Vetem ai ka mentalitet dhe mbeshtetje euroatlantike. Te gjithe te tjeret e kane nganje damke.

    Përgjigju
  • LORA: 07/06/2023 17:39

    Respekt per Ilir Rusmailin; qenka mirfilli profesionist.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë