Zbulohen letrat/ I sëmurë rëndë në spital, si i këmbeu George Orwell të drejtat e kryeveprës '1984' për një palë këpucë

Zbulohen letrat/ I sëmurë rëndë në spital, si i këmbeu George Orwell të drejtat e kryeveprës '1984' për një palë këpucë

George Orwell

Një botues amerikan, i fitoi të drejtat e kryeveprës "1984"  George Orwell, në këmbim të një palë këpucëve numër 47 dhuruar shkrimtarit anglez të ndarë nga jeta në vitin 1950, në moshën 46-vjeçare. Lajmi bëhet i ditur nga mediet ndërkombëtare ( si "Telegraph", "La Repubblica"), bazuar në disa letra të papublikuara më herët dhe  të zbuluara nga Peter Harrington, një tregëtar londinez i librave antik. Letrat në tetorin e ardhshëm do të dalin në panair në Frieze Master. 
Romancieri kishte kaluar një sërë peripecish për të përfunduar 'paralajmërimin' e tij distopian kundër totalitarizmit.  Përshkrimet që ai sjell për mbikëqyrjen e sistemit, veçmas në krahasime me 'Big Brother' apo 'Policia e Mendimit' zënë vend edhe sot, duke mbetur si 'fotografi e së ardhmes'  që Orëell bëri përmes letërsisë.
Por në një dyfaqësh letër të vitit 1948, kur situata e pasluftës në Britani ishte kritike, gjetja e një palë këpucësh në përmasat e tij (nr 47) duket se ishte një shqetësim serioz për autorin.  I sëmurë rëndë prej turbekulozit ai i nis nga spitali letrën Robert Giroux, redaktorit dhe botuesit me ndikim të librave në SHBA, duke shkruar:

“Përveç mungesës së kuponëve, nuk mund të merrja asnjë palë këpucë në madhësinë time (nr 47) këtu.”


Orwell shkruante se i kishte kërkuar botuesit të tij anglez Fredric Warburg (themeluesi i Secker & Ëarburg, i cili gjithashtu botoi Fermën e Kafshëve të Orëellit në 1945 ) t'i blinte këpucë, kur ai të vizitonte Amerikën.
Këpucët dhuratë, Orwell, do t'i merrte nga shtëpia botuese "Harcourt, Brace & Company" ku Giroux ishte redaktor i nivelit të lartë. Dhe kjo do të ndikonte për të siguruar marrëveshjen për botimin. Agjenti letrar i shkrimtarit i shiti të drejtat tek Brace, që do ta botonte atë në qershor të vitit 1949.
Në një letër qw pason, Orwell, pas marrjes së dhuratës, shkruante se donte të falënderonte personin e duhur për 'mirësinë e madhe'.


"Ato janë këpucë të shkëlqyera dhe besoj do lumturoheni të dëgjoni se më përshtaten, ndonëse me muaj kam qenë 'i lidhur' pas shtratit në spital dhe nuk i kam veshur ende”.

Shëndeti i dobët e kishte detyruar Orwell të largohej nga shtëpia e tij në ishullin Jura dhe në nëntor 1947 ai u shtrua në spitalin 'Hairmyres' në Lanarkshire,të specializuar në problemet e mushkërive.Më tej në letër Orwell thotë se është i sëmurë rëndë.

'Me trishtim them se vuaj nga turbekulozi që nga nëntori i kaltuar, madje mendoj që nga fillimi i vitit 1947', shton më tej, duke theksuar se shëndeti nuk e lejon të bëj thuajse asgjë serioze.


Libri "1984"do të bëhej një nga romanet më domethënës të shekullit të kaluar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë