Një 60-vjeçar i sëmurë mendor i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama e cila kishte përmbajtje kërcënuese.

Sipas të dhënave të policisë, bëhet e ditur se personi që i ka dërguar letrën Ramës më 30 gusht është Xhibrileminë Muhamet Keça, banues në Korçë dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Lajmi është bërë i ditur nga policia e Tiranës e cila thotë se letra me përmbajtje kërcënuese i është dërguar Kryeministrit nga i sëmuri mendor dhe menjëherë pas kësaj kanë nisur hetimet.

Ai është ndaluar nga efektivët e policisë dhe është marrë në pyetje për arsyet e këtij veprimi.

Ja Njoftimi i Policisë
Më datë 30.08.2016, i ka dërguar Kryeministrit të Shqipërisë një zarf në të cilin gjendeshin letra të shkruara ku përmbajtja e të cilave përben elementët e veprave penale të “Nxitjes dhe Urrejtjes ose Grindjeve” dhe “Kanosjes”. Nenet 265 dhe 84 të K.P.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)