I shantazhonte vajzën duke i marrë paratë, si i ngriti kurth babai të dashurit të vajzës, e dhunoi dhe mori peng

I shantazhonte vajzën duke i marrë paratë, si i ngriti kurth babai të dashurit të vajzës, e dhunoi dhe mori peng

Një ngjarje e pazakontë ndodhi dje në qytetin e Elbasanit, ku A. K., babai i një vajze 14-vjeçare mori peng keqtrajtoi fizikisht 18-vjeçarin Luka Haxhiu. Sipas dokumentacionit të policisë së Elbasanit, babai i 14-vjeçares, kishte krijuar bindjen se vajza e tij ishte në një raport intim me Luka Haxhiun. Për më tepër ai dyshonte shumë se disa sende personale dhe me vlerë që ndodheshin në shtëpinë e tij, ishin zhdukur. Besohet se këto sende personale të humbura në banesën e tij, i kishte marrë vajza e tij 14-vjeçare duke ja dorëzuar të dashurit të saj 18-vjeçar Luka Haxhiu. Deri në këtë fazë të hetimit besohet se Luka ushtronte presion dhe shantazhonte vajzën e mitur në mënyrë që kjo e fundit të merrte para dhe sende me vlerë në banesën e saj, duke ja dorëzuar më pas Lukës.

Nisur nga këto dyshime, babai i 14-vjeçares ka menduar ti ngrejë një rreng 18-vjeçarit Luka Haxhiu. Ai ka hyrë në profilin e vajzës së tij në FB, dhe më pas i ka shkruar Luka Haxhiut, duke i kërkuar të takoheshin. I riu ka pranuar, në vendin ku i ka caktuar në facebook. Por ky i fundit nuk ka qenë i vetëm në takim, pasi ka marrë me vete Gentian Sharën dhe Oligert Kushin. Sapo kanë parë 18-vjeçarin Luka Haxhiu, të tre së bashku kanë dalë nga makina e kanë kapur me forcë dhe futur brenda në makinë. Ata e kanë çuar në një ambient larg syrit të kalimtarëve dhe më pas e kanë keqtrajtuar fizikisht. Dhunimi fizik ka qenë i rëndë, saqë mësohet se 18-vjeçari vijon të jetë ende i shtruar në spitalin e Elbasanit. Ka qenë 18-vjeçari Luka Haxhiu që ka treguar gjithçka i kishte ndodhur. Ai ka pohuar se është marrë peng nga babai i vajzës, Gentian Shara dhe Oligert Kushi.

Policia ka arrestuar tre personat e mësipërm, por më pas babai i vajzës dyshohet se ka treguar se 18-vjeçari e ka shantazhuar dhe përndjekur për një kohë të gjatë vajzën e tij, duke i bërë presion që të merrte sende me vlerë në banesë dhe më pas t’ia jepte atij. Në këto kushte policia dhe prokuroria e Elbasanit ka proceduar të dyja palët e përfshira në këtë konflikt duke i akuzuar për veprën penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”. Ndërkohë i proceduar momentalisht për akuzën e “Përndjekjes” mësohet të jetë ndjekur Luka Haxhiu. Gjatë marrjes në pyetje Luka Haxhiu ka treguar se nuk ka asnjë lidhje intime apo kontakt tjetër me vajzën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gentian Hidri: 22/08/2020 16:58

    Vetingu te klasa pilitike duhet te kishte filluar i pari,dhe nese do binin politikanet e korruptuar do kishin rene automatikisht dhe cibanet e tyre te shperndare si metas'staza si ne gjykat prokurori e deri ne polici? Pa'.lene menjane dhe dikastere apo administrat!

    Përgjigju
  • Kumrie: 22/08/2020 10:56

    Ku ka shtet. Un kam 7 vjet e spo ve drejtesi keshtu me mbetet mua te vendos

    Përgjigju
  • Luani: 21/08/2020 10:24

    Kur ligji nuk funksionon, detyrohen njerezit ta marrin drejtesine vete ne dore. Hajt Luka, mire shpetove...

    Përgjigju
  • Pilaf: 21/08/2020 07:56

    Po pse ca prisn ju, të bente sehir babai kur ky zvarraniku i shantazhonte dritën e syrit, fëmijë vetëm 14 vjeçe? Mirë qe se ka tredhur bajgën.

    Përgjigju
    • Vicidoli: 21/08/2020 21:11

      Te isha une e ne vendin e atij prindi une e kisha zhduk pa nam e nishan per goce time qe edhe kockat mos tja gjenin dote ati kelysh kurve

    • Therra: 21/08/2020 16:18

      Po prindi i vajzes eshte dashure me bisedu si dhe me e ndalu vajzen e vet

  • Anonimous: 21/08/2020 06:50

    A ca 18vjecari mir qe kerceno po lu dhe rolin e viktimes tashi

    Përgjigju
  • Likja: 21/08/2020 01:31

    Ne shkumbin ta lante cup e cup.

    Përgjigju
    • Gjon: 21/08/2020 13:42

      Mire te ka shku mendja hahahah

  • resl: 20/08/2020 23:53

    Futi plumbin atij gabelit per vajzen e mitur edhe e ka pak.

    Përgjigju
  • Prrall nga e kaluara: 20/08/2020 23:33

    Si bie dot gomarit ‘i bie samarit..gjino kape fikun se do ta han te tjeret..

    Përgjigju
    • Mjeku: 21/08/2020 11:55

      Kesaj i han kumbullat ju me beni derr derr.. lere cupen te pallohet ske cben ja do shpirti..edhe nuk ka zot ta ndaloj cupen se ka hormonet qe se len rehat.. do dem o zotni dem te fort..!

    • Matrapiku: 21/08/2020 10:00

      Ju doni djegur te gjalle po skam cakmak

    • Kukllaxhiu: 21/08/2020 08:03

      Ça thu o pedofil?!

  • Loran shehu: 20/08/2020 22:23

    Ta digjte me benzin kte 18 vjecarin jo ta lironte se kshu e meritonte jevgu

    Përgjigju
    • Gerta: 22/08/2020 12:42

      ska pas babai rrug dalje qeter le qe ja ka mashtru vajzen po edhe e ka shti me vjedh sene me.ja qu ati mu pas kon aj djal se qaq shum e ka dasht at vajz kish fol me babain e vajzes e kishin ra ne hujdi kur ti.mbushin vjet mu martu po aj veq e paska shkrry qiken e shkret medet per kto qika te reja se leht po.mashtrohen sja.paska bo edhe keq babi djalit jo po mu pak.pom doket ish duft me.tredh kurr mos.me.pas.mo.femen ne dor aj mangup

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite