I shërbente Erjon Alibejt/ U dënua me 2 vite e 4 muaj burg, ish-komisari i Elbasanit Leonard Palushi, rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë

I shërbente Erjon Alibejt/ U dënua me 2 vite e 4 muaj burg, ish-komisari i Elbasanit Leonard Palushi, rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë

Erjon Alibej, Leonard Palushi

Ish-shefi i hetimit të krimeve në Elbasan Leonard Palushi depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë.

Ai kërkon të shpallet i pafajshëm duke kundërshtuar vendimin e gjykatës së Posaçme të Apelit për Krimin dhe Korrupsionin e cila la në fuqi dënimin me 3 vjet e 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar ndaj tij u vendos 2 vjet e 4 muaj.

Ish-shefi i Krimeve të Elbasanit është shpallur fajtor për “korrupsion”. Sipas hetimeve të SPAK, Palushi ka përfituar një automjet “Mercedes Benz” nga Erion Alibej,  në këmbim të devijimit të hetimit të vrasjes së Emiliano Ramazanit. Njëkohësisht, SPAK kërkoi sekuestrim e mjetit dhe heqje të së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Palushi u arrestua gjatë operacionit të SPAK, 'Golden Bullet' në 19 maj të vitit të kaluar. Leonard Palushi, i cili ka qenë efektiv në Elbasan, kur ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit të Hetimit të Krimeve, në vitin 2020, ka krijuar raporte me të hetuarin Erjon Alibej dhe ka marrë tërthorazi prej tij përfitim të parregullt. Më pas në vijimësi ka kryer, veprime që lidhen me detyrën e tij si punonjës policie në mbështetje të Erjon Alibejt.

Pas përfundimit të hetimeve të SPAK, është provuar se Palushi ka marrë më 23 qershor nga i hetuari Erjon Alibej, një makinë tip “Mercedes Benz”. I pandehuri Leonard Palushi duke qënë i ndërgjegjshëm që ky veprim ishte në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime kamufluese për të mbuluar faktin e dhurimit dhe pronarin e vërtetë të këtij mjeti duke paraqitur si blerës një shtetas të njohur të tij.  

Sipas hetimeve, Palushi ka mbështetur të hetuarin Erjon Alibej, pasi në rolin e punonjësit të policisë e ka takuar vazhdimisht, takime këto për të cilat eprorët e tij deklaruan se nuk ishin në dijeni. Nga hetimet, ka rezultuar se në datën 27 korrik të 2020, me kërkesë të Erjon Alibejt, efektivi Leonard Palushi ka dhënë informacione mbi vendodhjen e armës tek servisi i Manahasëve, me qëllim që sipas kërkesës së Alibejt, të krijohej konflikt midis dy grupeve.

Palushi i porositur nga Erion Alibej financuesi i vrasjes së Emiljano Ramazanit, ka bërë gjithçka për të prishur hetimet, ndërkohë që si alibi kishte edhe faktin se nuk ishte në punë. Ndërkohë që vrasja me armë e Emiljano Ramazanit ndodhi në datë 20 korrik 2020. Financues i kësaj vrasje ishte Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LUAN: 10/12/2023 21:39

    Poxu vjen radha ketyre shefave te vlores

    Përgjigju
  • Gripi: 10/12/2023 12:24

    Gjykata e larte ta rrezoj vendimin skandaloz dbe te kerkoje rikualifikim te vepres penale. Jo te denohen thjesht per shperdorim detyre ky bandit, por te skuzohet si pjestar grupi strukturor kriminal.Vrasje ne bashkepunim ne kuader te grupit te strukturuar kriminall etj. Te akuzohet per ngjarjem kriminale ne lezhe ku humbi jeten nje 20 vkecar dhe kolegu i ketij gjobevenes. Nese ky kriminel nuk denohet si duhet, mos pritni qe pplicet e tjere te mos koruptohen si ky.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë