I shërbente Erjon Alibejt, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për ish-efektivin, Leonard Palushi

I akuzuar për prishje provash kundrejt shpërblimeve të afruar nga Erjon Alibej, Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për të dënuar me 3 vite e 6 muaj, burg  ish oficerin e policisë të Elbasanit, Leonard Palushin.  Palushi për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 2 (dy) vite e 4 (katër) muaj burgim.

Palushi u shpall fajtor për veprën penale korrupsion pasiv i ‘personave që ushtrojnë funksione publike’, pasi tjetërsoi provat e vrasjes së Emiljano Ramazanit, i shtyrë nga Erjon Alibej me qëllim për të ndjekur penalisht persona të pafajshëm dhe për t’ju kundërvënë grupit të Talo Çelës.

Ai gjithashtu nuk do të ushtrojë asnjë funksion publik për  5 vite, sikurse i është konfiskuar makina që dyshohet se e përfitoi si shpërblim nga Alibej në këmbim të shërbimeve ndaj tij.

Palushi u arrestua gjatë operacionit të SPAK, 'Golden Bullet' në 19 maj të vitit të kaluar. Leonard Palushi, i cili ka qenë efektiv në Elbasan, kur ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit të Hetimit të Krimeve, në vitin 2020, ka krijuar raporte me të hetuarin Erjon Alibej dhe ka marrë tërthorazi prej tij përfitim të parregullt. Më pas në vijimësi ka kryer, veprime që lidhen me detyrën e tij si punonjës policie në mbështetje të Erjon Alibejt.

Pas përfundimit të hetimeve të SPAK, është provuar se Palushi ka marrë më 23 qershor nga i hetuari Erjon Alibej, një makinë tip “Mercedes Benz”. I pandehuri Leonard Palushi duke qënë i ndërgjegjshëm që ky veprim ishte në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime kamufluese për të mbuluar faktin e dhurimit dhe pronarin e vërtetë të këtij mjeti duke paraqitur si blerës një shtetas të njohur të tij.  

Sipas hetimeve, Palushi ka mbështetur të hetuarin Erjon Alibej, pasi në rolin e punonjësit të policisë e ka takuar vazhdimisht, takime këto për të cilat eprorët e tij deklaruan se nuk ishin në dijeni. Nga hetimet, ka rezultuar se në datën 27 korrik të 2020, me kërkesë të Erjon Alibejt, efektivi Leonard Palushi ka dhënë informacione mbi vendodhjen e armës tek servisi i Manahasëve, me qëllim që sipas kërkesës së Alibejt, të krijohej konflikt midis dy grupeve.

Palushi i porositur nga Erion Alibej financuesi i vrasjes së Emiljano Ramazanit, ka bërë gjithçka për të prishur hetimet, ndërkohë që si alibi kishte edhe faktin se nuk ishte në punë. Ndërkohë që vrasja me armë e Emiljano Ramazanit ndodhi në datë 20 korrik 2020. Financues i kësaj vrasje ishte Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atalanta përmbys 3-2 Empolin dhe rimerr kreun e Serie A, Gjimshiti fiton derbin me Ismajlin

VIDEO/ Atalanta përmbys 3-2 Empolin dhe rimerr kreun e Serie A, Gjimshiti fiton derbin me Ismajlin