GJIROKASTER – Tre të rinj u arrestuan mesditën e djeshme nga Policia e Gjirokastrës, pasi shfrytëzonin për prostitucion një femër të martuar për rreth 8 muaj, e cila e kërcënuar prej tyre nuk kishte bërë denoncim në polici.

Por vetëm dje e dhunuara vendosi t’i tregojë vëllait dhe bashkëshortit të saj, ndërsa ky i fundit me armë të ftohta e sopat priste 3 autorët që të merrnin gruan e tij, me qëllimin për t’i vrarë. Ka qenë ndërhyrja e policisë e cila ka parandaluar ngjarjen që mund të vijonte me pasoja të rënda.

Të arrestuarit janë shtetasit Kasem Deçka, 21 vjeç, Arsid Logli, 29 vjeç dhe Marin Batha 20 vjeç, të tre banues në një fshat të rrethit të Gjirokastrës.

Nga hetimet e kryera për rreth një javë nga specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Gjirokastër, rezultoi se 3 të rinjtë e shfrytëzonin seksualisht gruan e martuar 24 vjeçare, ndërsa nën kërcënimin e armëve të ftohta e kërcënonin të kryente marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 1 mijë lekë të reja për person.

Shtetasja e dhunuar me inicialet D.R ka kryer marrëdhënie të detyrueshme seksuale me këta tre shtetas dhe të tjerë që i sillnin këta të fundit, që prej janarit të vitit 2012.

(Gre/Shqiptarja.com)