TIRANE - Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurorinë e Tiranës dy prej kontrollorëve të këtij institucioni. Në një njoftim për mediat theksohet se dy punonjësit për të cilët jepen vetëm inicialet F.D dhe J.P akuzohen për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Shpërdorim të detyrës”, veprime të cilat kanë shkaktuar një dëm ekonomik të përllogaritur në vlerën mbi 13 milionë lekë.
Verifikimi ndaj tyre është formuluar pas ankesave të qytetarëve, prej ku ka rezultuar se dy kontrollorët kanë kryer shkelje të rënda ligjore.
Njëri prej kontrollorëve, sipas KLSH, ka firmosur një proces-verbal në emër të një kolegu që nuk ka qenë i pranishëm, pas një kontrolli në ish-zyrën rajonale të kthimit dhe kompensimit të pronave në Durrës. Ky falsifikim ka sjellë si pasojë bllokimin në mënyrë të kundërligjshme të së drejtës së posedimit të pronës së një subjekti privat, për një periudhë disa vjeçare.
Ndërkaq kontrollori tjetër ka shkelje të procedurave të kontrollit që konsistojnë në trajtimin e ndryshëm të të njëjtit fenomen nga një subjekt tatimpagues tek tjetri dhe mospasqyrimin e detyrimeve të konstatuara.
Në këtë mënyrë gjatë kontrollit të ushtruar në subjektet tatimpaguese me aktivitet në ndërtim pallatesh, nga grupi i kontrollit të KLSH-së, është shmangur evidentimi në Raportin Përfundimtar të kontrollit të detyrimeve që disa prej këtyre subjekteve private duhej të paguanin në favor të shtetit.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com