Një 63-vejçar është arrestuar nga policia e Lushnjës, pasi dyshohet se do të vriste një grua, sepse i kishte disa lekë borxh. Emir Emiri, 63-vjeç, banues në Krujë, është kapur në flagrancë, teksa ndodhej i maskuar dhe me kapuç në kokë, para derës së shtëpisë së shtetases A.A në lagjen ‘Çlirimi’. Gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë(thikë) dhe një palë dylbi.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se shtetasja A. A., i kishte marrë hua një sasi parash shtetasit 63-vjeçarit. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në Emir Emirin, 63 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".