I shoqi i vrau fëmijët, rrëfimi i
gruas:Më tha,ik na gjej të hamë

KORCE-Burri i mbyti 2 fëmijët dhe u vetëvra, Marsela Toshi, 24 vjeç zbardh debatet në shtëpinë e të shoqit pak orë para se ky i fundit të kryente krimin makabër.

Marsela Toshi, nëna e dy fëmijëve është kthyer sot nga Greqia pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e së hënës. Përpara bluve të Korçës, nëna zbardh debatet që ka pasur me të shoqin Naumin.

Sipas saj, i shoqi e detyronte të punonte që të nxirrnin të ardhurat për t’u ushqyer familja.

Na gjej për të ngrënë, bëj çfarë të duash, ke fëmijë për të ushqyer, hapu po deshe vetem sill të hamë”.

Teksa është marrë në pyetje ajo ka treguar arsyet e largimit dhe ka pohuar se ditën e diele mes çiftit ka pasur grindje. Por ajo thekson se nuk është dhunuar nga i shoqi.
Të dielën debatuam me fjalë, u zumë dhe unë ika përsëri. Nuk më ka dhunuar, thjesht u zumë”.

24-vjeçarja vijon më tej rrëfimin duke treguar se në Greqi do të nisej ajo vetë e para dhe më pas do të merrte Naumin dhe dy fëmijët 4 e 7 vjeç.
Do shkoja unë në fillim, të gjeja shtëpi, punë dhe më pas do t’i merrja fëmijët me vete, bashkë me atë”.

Çifti Toshi ishte njohur në Greqi dhe kishin jetuar disa vite në shtetin helen. Për shkak se ekonomia familjare nuk u përmirësua pavarësisht emigrimit, çifti ishte kthyer në Korçë për të jetuar ne lagjen numer 4 te qytetit në banesën e Naum Toshit, por aty kishin nisur grindjet e shpeshta. Kriza ishte thelluar së tepërmi në familje dhe Marsela ishte larguar që më 17 Nëntor nga banesa duke lënë fëmijët me Naumin. Ditën e hënë në orët e para të mëngjesit, ajo u rikthye në banesë ku pati një grindje me Naumin.

Nëna e dy fëmijëve mësohet se është larguar nga banesa mesnatën e 4 dhjetorit, por pa e imagjinuar se çfarë do të ndodhte më pas. Ky i fundit pas largimit të së shoqes nga banesa ka ndërmarrë aktin e tmerrshëm të vetëflijimit.

Në një letër lënë para se të kryente aktin e rëndë, 41-vjeçari i është drejtuar të atit duke i shpjeguar se shkak për këtë veprim ka qenë gruaja e cila nuk pranoi të rikthehej pranë familjes duke u larguar.

24-vjeçarja pasi ka mësuar ngjarjen e rëndë është drejtuar vetë për më kufi, në pikën kufitare të Kapshticës ku është ndaluar dhe shoqëruar për në komisariat, ku dhe dha dëshminë e mësipërme.

Korçë, nëna s’lejohet në varrimin e fëmijëve
Marsela Toshi nëna 24 vjeçare e dy fëmijëve të mitur të vrarë nga babai nuk do të lejohet të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Naum Toshit dhe dy djemve të mitur. Kanë qenë familjarët e 24- vjeçares ata që kanë kërkuar mos lejimin e saj në varrim.

Familja e nënës: Nipi na tregonte sherret e Marselës e Naumit
Familjarët e Marsela Toshit kanë folur për herë të parë pas vrasjes së dy fëmijëve të mitur, të vajzës së tyre dhe vetëvrasjes së bashkëshortit të saj Naum Toshit.
Gjyshja e Marselës, Marfaja nga fshati Kraps i Fierit tha për mediat se Marsela u kishte thënë se nuk e donte burrin dhe tregoi çfarë i rrëfente djali 7-vjeçar i mbesës, i cili vdiq bashkë me vëllanë, i mbytur nga babai që e rriti, Naum Toshi.
“Nipi më tha se babai i kishte nxjerrë jashtë një natë, pasi u zunë dhe kishin fjetur në furgon, – tha gjyshja. – Nipi 7 vjeç më thoshte se prindërit zihen”.

Procedim penal për Marsela Toshin
Përvec humbjes së dy fëmijeve të mitur, Marsela do të përballet me procedimin penal, pasi akuzohet per braktisje të fëmijëve, vepër penale që dënohet deri me 3 vjet burg.

"Procedohet penalisht nëna e dy fëmijëve, të cilët humbën jetën në ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Korçës.
Më datë 05.12.2016, Specialistët e Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases:
M.T, 24 vjeçe, banuese në Korçë.
Procedimi ndaj saj ka filluar pasi, kjo shtetase ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur dhe më pas është larguar për në shtetin grek, konkretisht shtetasit J.T dhe V.T të moshave 7 dhe 4 vjeç, trupat e të cilëve u gjetën të pajetë, së bashku me trupin e bashkëshortit të kësaj shtetaseje më datë 05.12.2016 në banesën e tyre, në lagjen nr 4 Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Braktisja e fëmijëve të mitur” parashikuar nga neni 124 i Kodi Penal”, thote ne nje njoftim per shtyp, Policia.

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre