I shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitje, arrestohet në Durrës 42-vjeçari nga Kosova

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitje, arrestohet në Durrës 42-vjeçari nga Kosova

Foto ilustruese

Një 42-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitje, është arrestuar mëngjesin e sotëm në Durrës. Në pranga ka rënë Blendi Cërmanji, i cili pritet të ekstradohet drejt Kosovës.

Arrestimi provizor i tij u bë pasi Gjykata Themelore Prizeren ka lëshuar urdhër-arresti për veprën penale "Vjedhje", parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Cërmanji dyshohet si autor i disa vepra vjedhje të rënda, grabitje dhe posedim të substancave narkotike.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës