Një 55-vjeçar është arrestuar këtë të premte nga policia e Lezhës, pasi ishte i shpallur në kërkim komëbëtar për kultivim të lëndëve narkotike dhe i dënuar me 4 vite burgim.
Mësohet se 55-vjeçari i identifikuar është Kol Rregji, 55 vjeç, banues në Mirditë, i cili rezultonte i dënuar me 4 vite burg, në vitin 2018–të, nga Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë. Ai akuzohet për veprën penale kultivim i lëndëve narkotike, pasi në gusht të vitit në parcelën e pronës së tij, janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike cannabis sattiva.
Njoftimi i policisë Lezhë:
Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas një pune hetimore të mirëorganizuar, kapën shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar : - Kol Rregji, 55 vjeç, banues në Mirditë, Ky shtetas është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër me vendim të datës 11 Prill 2018, për vepren penale " Kultivim i bimëve narkotike".
Ngjarje e ndodhur në gusht të 2015, ku në parcela pronë të tij, janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike cannabis sattiva.