I shpallur në kërkim për kultivimin e mbi 10 mijë bimëve narkotike në Kir dhe Pult të Shkodrës, arrestohet 28 vjeçari (EMRI)

Një 28 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit që akuzohet për kultivimin e 10.274 bimëve narkotike 'kanabis' në fshatrat Kir dhe Pult.

Në pranga ka rënë i riu i identifikuar si Jeton Kacoli. Në bashkëpunim me disa persona të tjerë, 28 vjeçari ka kultivuar bimë narkotike, të cilat u asgjësuan nga policia e Shkodrës në gusht të këtij viti.

Numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni, ka shkuar në 5 persona pasi 4 të tjerë kanë rënë në prangat e policisë javë më parë.

Policia vijon punën për kapjen e personave të tjerë, që akuzohen si pjesë e grupit që kultivoi bimët narkotike.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?