VLORË- Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim, i cili ishte i akuzuar për mashtrim është vënë në pranga ditën e sotme në Vlorë. Burime zyrtare bëjnë me dije se 37-vjeçari është identifikuar si Kimet Çollaku, banues në Vlorë.
Çollaku ishte dënuar nga Gjykata e Shkallë së parë Fier me 3 vite burg. Ky dënim është ekzekutuar nga Apeli i Vlorës, ku Çollakut i ka mbetur edhe 2 vite burg.
37-vjeçari do t'i dorëzohet shërbimeve të DVP Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komento