I shpallur në kërkim për shpërndarje kanabisi në Sarandë, arrestohet në Elbasan 30-vjeçari

I shpallur në kërkim për shpërndarje kanabisi në Sarandë, arrestohet në Elbasan 30-vjeçari

Foto ilustruese

Një 30-vjeçar është vënë në pranga pasi kishte shpërndarë drogë në Sarandë dhe ishte i shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Sarandë, kapet në Peqin dhe vihet në pranga një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza, në Sarandë. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas të shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacionit me shërbimet e këtij Komisariati, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Ergys Tarko, 30 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 12.04.2022, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", pasi në muajin gusht të vitit 2021, gjatë kontrollit të banesës ku ai qëndronte përkohësisht për periudhën e sezonit veror, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar doza të lëndës narkotike kanabis, të cilat ai i shpërndante në zonën përreth.   

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Sarandë.

Në përditësim...

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!