Një 20 vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Vlorës për vjedhje, është arrestuar ditën e sotme teksa qarkullonte me një automjet tip ‘Porche’ që drejtohej nga një 17 vjeçar.
Në pranga ka rënë Xhuljano Hodaj, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Partë Vlorë e ka dënuar me 7 muaj e 24 ditë burg për veprën penale “Vjedhje” kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë ka nisur hetimi edhe për 17 vjeçarin D.Z i cili drejtonte mjetin tip ‘Porche’ pa leje drejtimi.
Komento