I shpallur në kërkim në Itali për krime seksuale me të mitur dhe kërcënime, arrestohet 40 vjeçari në Vlorë

I shpallur në kërkim në Itali për krime seksuale me të mitur dhe kërcënime, arrestohet 40 vjeçari në Vlorë

Foto ilustruese

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime seksuale më të mitur.

Pas informacioneve nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, policia ka bërë të mundur lokalizimin e dhe arrestimin provizor të shtetasit  E. D., 40 vjeç, banues në Vlorë me qëllim ekstradimi.

Sipas bluve të Vlorës, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, me vendimin e datës 11.11.2019, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime seksuale me të mitur" dhe “Kërcënim” parashikuar nga Kodi Penal italian. Maksimumi i dënimit për këto vepra është 14 vjet burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë