GREQI- Momente tmerri përjetuan banorët e zonës së Petrupolit në Athinë, pas “shpërthimit” të zjarrit në apartamentin e një të moshuare, e cila mbeti e izoluar mes tymit.
Përpara se zjarrfikësit të mbërrinin në shtëpinë ku shpërtheu zjarri, fqinjët e të moshuarës nuk e lanë vetëm por menjëherë me çdo mjet të mundshëm, shkallë, ujë dhe guxim kanë bërë gjithçka për ta shpëtuar.
Fqinjët u ngjitën në ballkonin e së moshuarës, aty ku ajo kishte dal për t’i shpëtuar tymit dhe zjarrit që ra në banesë, por nga frika ajo nuk mundi të zbriste.
Si përfundim ishin zjarrfikësit ata që e shpëtuan atë, duke e zbritur nga ballkoni pa asnjë dëmtim.
Solidariteti dhe ndihma e menjëhershme që ofruan fqinjët është në gjest frymëzimi, disa histori të “këqij” ndonjëherë kanë një fund të bukur.