I shpëtoi aksidentit,Bebe Rexha
rrëfen tmerrin e përjetuar në rrugë

I shpëtoi aksidentit,Bebe Rexha<br />rrëfen tmerrin e përjetuar në rrugë<br>
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rezha, u vu në qendër të medieve rozë, pasi u përfshi në një aksident rrugor.


Fatmirësisht, këngëtarja me famë botërore shpëtoi pa pasoja, ndërsa përmes disa postimeve ka treguar gjithë rrjedhën e ngjarjes. Bebe tregon e revoltuar si ka ndodhur ngjarja në rrugë, ku për pak sa nuk është përplasur nga një taksi në aeroport, teksa ka qenë duke kaluar rrugën e këmbësorëve.

“Thuajse u përplasa nga një taksi sot në aeroport, teksa kaloja në rrugën e këmbësorëve. Po shikoja që të sigurohesha që nuk po vinin makina të tjera drejt meje dhe ai u bë i paduruar dhe erdhi vetëm një hap larg meje me qëllim.

Kështu, mora çantën time të rëndë YSL dhe e godita makinën e tij. Isha kaq e trembur dhe e inatosur. Por duhet të bëj kujdes me nervat”, është shprehur e revoltuar përmes disa postimeve në InstaStory këngëtarja Bebe Rexha.



d.c./shqiptarja.com

3/4
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë