Kryepolici Skënder Hita tha se gjatë këtyre dy javëve kryeqyteti është përballur me akte dhune. Hita u bëri thirrje prindërve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve të tyre në protesta të paligjshme.
“Në këto dy javë jemi përballur me akte dhune, 201 punojës policie kanë ngelur të lënduar dhe të plagosur. Nga këqyrja dhe analizimi i pamjeve filmike, deri më tani janë identifikuar 52 persona të dyshuar për përfshirje në akte të dhunshme, pavarësisht përpjekjeve për të fshehur identitetin përmes maskimit. Materialet procedurale në ngarkim të tyre janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.
Puna hetimore dhe analizimi i pamjeve filmike vijojnë, me qëllim identifikimin dhe dokumentimin e plotë të çdo veprimi të dhunshëm të kryer gjatë dy javëve të fundit, përfshirë ato që kanë vënë në rrezik serioz jetën dhe shëndetin e punonjësve të Policisë dhe qytetarëve.
Dëshiroj të përsëris edhe një herë thirrjen time publike, në radhë të parë për prindërit, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve të tyre në situata ku ushtrohet dhunë dhe rrezikohet siguria e tyre", tha Hita.
Lajmi kryesor:
Protestat e dhunshme, Demo: 347 të lënduar, prej tyre 201 policë! U përdorën të miturit, 269 të shoqëruar! Kemi identifikuar ‘maskat’, së shpejti kamera trupi për efektivët











