Shqiptari Ndriçim Gjuzi është përplasur për vdekje në sytë e bashkëshortes së tij dhe vajzës 4 –vjeçare nga një makinë në Itali.
Familja ishte nisur me makinën e tyre tip “Fiat” drejt Milanos, por rrugët ia preu një tjetër automjet tip “Opel Corsa”. Shoferët vendosën të dilnin nga makinat për t’u sqaruar lidhur me aksidentin dhe dëmet materiale që u shkaktuan prej tij.
Pjesa më tragjike e historisë nis pikërisht në momentin, kur shqiptari vendos të kthehet në makinë pranë familjes së tij. Teksa po ecte një makinë e tretë që po udhëtonte me shpejtësi e përplasi për vdekje Ndriçim Gjuzin. Sipas mediave italiane, 41-vjeçari ndërroi jetë në vend.