I shpëtoi atentatit tre muaj më parë, gjendet i pa jetë 45-vjeçari në Kuçovë, shkak dyshohet të jetë mbidoza

I shpëtoi atentatit tre muaj më parë, gjendet i pa jetë 45-vjeçari në Kuçovë, shkak dyshohet të jetë mbidoza

Admir Bejo

KUÇOVË- Tre muaj pasi i shpëtoi një atentati pranë pragut të derës në Kuçovë, Admir Bejo është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Bejo njihej brenda qytetit si përdorues droge, madje pikërisht për këtë arsye Bejo merrte para borxh ndaj njerëzve që nuk i njihte. Policia e Beratit dyshon se Bejo ka ndërruar jetë nga mbidoza.

Trupi i pajetë i 45-vjeçarit është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku autopsia mjeko-ligjore përcaktoi si shkak të  vdekjes "trompozën në mushkri e zemër".

Admir Bejo ishte përdorues i rregullt i lëndëve narkotike, e për këtë arsye dyshohet se u merrte lekë borxh njerëzve që njihte. Por, nuk dihet nëse shkak i plagosjes ka qenë kjo arsye. Në 2007, ai së bashku me të vëllanë, Ilija Bejon kanë tentuar që të vrasin 2 vëllezërit Ardian Kundja dhe Saimir Kundja. Vëllezërit Bejo kanë qëlluar disa herë në drejtim të tyre dhe duke menduar se i lanë të vdekur, janë larguar mirëpo vëllezërit Kundja i shpëtuan atentatit. Aso kohe është folur se shkak i konfliktit ka qenë një vajzë që bashkëjetonte prej me shume se një viti me Ilia Bejon.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu