Vëllai i Moisi Habilajt që u arrestua në Itali, Artan Habilaj është arratisur mbrëmë, pasi i shpëtoi operacionit në Babicë të Vlorë.

Prokuroria ka lëshuar urdhër arresti për Artan Habilajn, pasi akuzohet si pjesë organizatës së trafikut të drogës për të cilën është akuzuar edhe Saimir Tahiri.

Gjithashtu, sipas prokurorisë droga e sekuestruar mbrëmë, 4 ton në banesën e Armando Kocerrit ka lidhje me Habilajt.

Prokuroria kishte informacione se Artan Habilaj ndodhej në Babicë, por u arratis pas dekonspirimit të operacionit.

dy.b/shqiptarja.com