I shpëtoi atentatit në 2019-n, Arjan Ndoja në veting, përplaset me përfaqësuesin e ONM! Jacobs: Ke kontakte me kriminelë! Prokurori: Paragjykim, ju e keni bërë më keq drejtësinë

TIRANË- Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, të cilit iu bë atentat në autostradën Tiranë-Durrës në vitin 2019, ka dalë para vettingut. Prokurori Ndoja, i cili ka thënë se ai ka qenë shënjestra e atentatit të 1 nëntorit 2019 ku mbeti i plagosur, pritet të mësojë fatin e karrierës së tij.

Në seancën e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) është konstatuar se ka të dhëna se Ndoja ka kontakte me ekspontente të krimit të organizuar, që janë shumë aktivë jashtë Shqipërisë. Prokurori Ndoja ka mohuar gjetjet e ONM duke thënë se nuk është takuar dhe nuk ka kontaktuar asnjëherë me persona të përfshirë në krimin e organizuar, por nëse gjendet një fakt për këtë, thotë se largohet vetë nga sistemi i drejtësisë. Sipas DSIK dyshohet se Ndoja ka favorizuar persona me precedent penal. Në vitin 2009 dhe 2010 ka rezultuar se ka pasur kontakte me persona të përfshirë në korrupsion, duke caktuar një trupe gjykuese për një konflikt prone. Në seancë është përmendur edhe atentati që i është bërë në vitin 2019 dhe fakti se ai ka qenë në prani të përsonave të njohur për institucionet ligjzbatuese.

Në seancën e KPK, pati përplasje mes prokurorit Arjan Ndoja dhe përfaqësuesit të ONM, Theo Jacobs, i cili tha se shqiptarët e dinë se me kë shoqërohet, duke e akuzuar se del xhiro me personat e gabuar. Për këtë arsye tha se nuk do të donte ta kishte në skuadër duke i përmendur edhe të ardhurat.

Jacobs, tha se është shumë i habitur se si Ndoja teksa deklaronte 250 mijë euro pasuri nga puna si avokat në dy vite, kthehet për të ‘luftuar’ krimin. Ai iu kundërpërgjigj duke thënë se “plotëson të gjitha kriteret për të qenë prokuror dhe se do të donte që vëzhguesi mos të merrej me fjalë kafenesh, por të pyeste njerëzit sepse ata e njohin nga afër”.

Nga ana e tij Ndoja tha se përfaqësuesi i ONM po e paragjykonte për pasurinë që ka dhe nuk ka fshehur asnjë pronë. Ai e akuzoi Jacobs se me të njëjtin perceptim ka pretenduar lidhje me kriminelë për 60% të subjekteve që kanë dalë në vetting. Ndërkohë që Ndoja i tha se nga kjo sjellje e personave si Jacobs drejtësia sot është më keq. 

Debati i plotë mes Theo Jacobs dhe Arjan Ndojës

Theo Jacobs: S’do të doja kurrë t’iu kisha në staf si prokuror nëse do të isha shef. Ju jeni i pasinqertë. Në deklaratën e 2008 thoni që keni fituar 250 mijë euro në vit si avokat. E nëse në tre vite që ishit jashtë sistemit fituar 750 mijë euro, përse ju duhet ju prokuroria? As në Belgjikë avokatët më të mirë s’fitojnë kaq edhe pse çmimet e standardet janë shumë më të larta se në Shqipëri.

Ju shkoni e dilni xhironi me persona të gabuar. Përse ju duhet një shofer privat që e paguani nga xhepi? Shqiptarët dinë shumë për personat që ju shoqëroheni por ata s’janë hetuar kurrë! Kur futeni në sistemin e drejtësisë, ju mendoni se keni më shumë të drejta se qytetarët. Por e vërteta është ndryshe. Ju duhet të keni më pak. Ju duhet të qëndroni larg njerëzve që kanë konflikte me ligjin. Ju jeni inteligjent dhe i zgjuar, do të duhet të ishit një aset i këtij vendi. Të qenit prokuror e di që është e vështirë por s’është punë të jeni në xhiro e me kontakte. E vetmja punë dhe ju se keni respektuar. E për këtë s’do të doja kurrë t’ju kisha në skuadër. 

Arian Ndoja: U riktheva në sistemin e prokurorisë pasi gjykata më dha të drejtë. Kisha kontratë me magjistraturën dhe prandaj u riktheva në sistem për ti dhënë përgjigje Jacobs, pse u riktheva se kisha të ardhura të mira. Fakti që jam i pasur dhe paratë e mia janë të ligjshme s’më pengon për asgjë. Unë përmbush kushtet dhe kriteret. Për lëvizjet me persona të inkriminuar, Jacobs beson se 60% të magjistratës e kap vettingu për kontakte të papërshtatshme. Nuk bëhet me perceptime. Po të kishim punuar, të siguroj se do të kishe të tjera mendime e raporte. Shkoni tek lokalet përballë prokurorisë. Aty është skaneri real i çdo njërit prej nesh. Në asnjë vend të botës nuk gjykohen prokurorët e gjyqtarët për vendimet që marrin. Vepër penale s’kam bërë, masë disiplinore s’kam. Ju më thoni fajtor. Po ku bazoheni? Sot sistemi i drejtësisë është më keq edhe falë jush e ndërkombëtarëve. Kërkoj konfirmim në detyrë. S’kam bërë asnjë shkelje profesionale. Në aspektin e pasurisë, jam i vetmi prokuror që kam dhuruar prona. Kam dhënë para pa interes se s’ma lejon feja. Jam i vetmi që nuk kam fshehur asnjë pronë apo ta vendos në emër të të tjerëve. Të zgjedhurit vendor i kam takuar si drejtues prokurorie pasi ligji më kërkon të takoj si kryetar bashkie e kryetar qarku. Në respekt të Kushtetutës të Shqipërisë dhe ligjit të vetting, dua konfirmim në detyrë.

Atentati i nëntorit 2019

Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, aktualisht shofer i prokurorit.

Makinës 'Benz' me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurori Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Pas breshërisë së tetë plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit janë transportuar me makinë private. Në spital humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t'i mbijetonte plagëve.

Landi Muharremi u bë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit duke i sekuestruar makinën e blinduar të Landi Muharremit, i njohur me pseudonimin 'Rrumi' nga Shijaku. Makina e blinduar e Landi Muharremit është Audi dhe sekuestrimi është bërë mbi dyshimet se është vendosur me veprimtari të jashtëligjshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:03
Prokurori Ndoja: S’kam akuzuar askënd, mbrojta veten para aludimeve

 

Prokurori Arjan Ndoja, i cili gjatë paradites së sotme doli para drejtësisë, tha se nuk ka bërë asnjë akuzë për askënd, ndërsa shtoi se vetëm ka mbrojtur veten përballë aludimeve siç i quajti ai.

“Nuk kam bërë akuza për askënd, unë thjesht kam mbrojtur veten përpara aludimeve që janë bërë për mua”, tha ai.

Ora 14:40
Ndoja i përgjigjet Jacobs: Po paragjykon! Fakti që jam i pasur s’më bën të pandershëm, kam dhënë para pa interes se s’ma lejon feja

1651237197_WhatsAppImage20220429at2.47.53PM1.jpeg

Arjan Ndoja i është përgjigjur përfaqësuesit të ONM, Theo Jacobs në seancën në KPK duke thënë se e paragjykon për shkak se është i pasur. Sa i përket të ardhura, Ndoja përmendi fenë duke thënë se ka dhënë para pa interes. Ndoja i tha se funksionon me perceptime dhe nëse do të kishin punuar bashkë, do të kishte mendime të tjera për të.

"U riktheva në sistemin e prokurorisë pasi gjykata më dha të drejtë. Kisha kontratë me magjistraturën dhe prandaj u riktheva në sistem për ti dhënë përgjigje Jacobs, pse u riktheva se kisha të ardhura të mira. Fakti që jam i pasur dhe paratë e mia janë të ligjshme s’më pengon për asgjë. Unë përmbush kushtet dhe kriteret. Për lëvizjet me persona të inkriminuar, Jacobs beson se 60% të magjistratës e kap vettingu për kontakte të papërshtatshme. Nuk bëhet me perceptime. Po të kishim punuar, të siguroj se do të kishe të tjera mendime e raporte. Shkoni tek lokalet përballë prokurorisë. Aty është skaneri real i çdo njërit prej nesh.

Në asnjë vend të botës nuk gjykohen prokurorët e gjyqtarët për vendimet që marrin. Vepër penale s’kam bërë, masë disiplinore s’kam. Ju më thoni fajtor. Po ku bazoheni? Sot sistemi i drejtësisë është më keq edhe falë jush e ndërkombëtarëve. Kërkoj konfirmim në detyrë. S’kam bërë asnjë shkelje profesionale. Në aspektin e pasurisë, jam i vetmi prokuror që kam dhuruar prona. Kam dhënë para pa interes se s’ma lejon feja. Jam i vetmi që nuk kam fshehur asnjë pronë apo ta vendos në emër të të tjerëve. Të zgjedhurit vendor i kam takuar si drejtues prokurorie pasi ligji më kërkon të takoj si kryetar bashkie e kryetar qarku. Në respekt të Kushtetutës të Shqipërisë dhe ligjit të vetting, dua konfirmim në detyrë", tha Arjan Ndoja.

Ora 14:35
Prokurori Arjan Ndoja në KPK, ONM: Dilni xhiro me personat e gabuar! Të gjithë shqiptarët e dinë se me kë shoqëroheni, por ata persona nuk janë hetuar asnjëherë

1651235942_theojacobs.jpg

Në seancën për të përcaktuar ‘fatin’ e Arjan Ndojës në drejtësi, përfaqësuesi i ONM, Theo Jacobs tha se shqiptarët e dinë se me kë shoqërohet duke i theksuar se del xhiro me personat e gabuar. Për këtë duket se i referohet atentatit në autostradën Tiranë-Durrës më 1 nëntor 2019, ku shoferi i tij Andi Maloku 30 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks nuk mundi t'i mbijetonte plagëve. Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit". Të dy mbetën të plagosur.

"S’do të doja kurrë t’iu kisha në staf si prokuror nëse do të isha shef. Ju jeni i pasinqertë. Në deklaratën e 2008 thoni që keni fituar 250 mijë euro në vit si avokat. E nëse në tre vite që ishit jashtë sistemit fituar 750 mijë euro, përse ju duhet ju prokuroria? As në Belgjikë avokatët më të mirë s’fitojnë kaq edhe pse çmimet e standardet janë shumë më të larta se në Shqipëri.

Ju shkoni e dilni xhironi me persona të gabuar. Përse ju duhet një shofer privat që e paguani nga xhepi? Shqiptarët dinë shumë për personat që ju shoqëroheni por ata s’janë hetuar kurrë! Kur futeni në sistemin e drejtësisë, ju mendoni se keni më shumë të drejta se qytetarët. Por e vërteta është ndryshe. Ju duhet të keni më pak. Ju duhet të qëndroni larg njerëzve që kanë konflikte me ligjin.

Ju jeni inteligjent dhe i zgjuar, do të duhet të ishit një aset i këtij vendi. Të qenit prokuror e di që është e vështirë por s’është punë të jeni në xhiro e me kontakte. E vetmja punë dhe ju se keni respektuar. E për këtë s’do të doja kurrë t’ju kisha në skuadër", tha Jacobs.

Ora 13:56
Arjan Ndoja mohon gjetjet e ONM para KPK: Largohem nga sistemi i drejtësisë nëse më gjeni kontakt me persona të përfshirë në krimin e organizuar!

 

Prej 3 orësh, prokurori Arjan Ndoja ndodhet në seancën dëgjimore në KPK, ku ka ka mohuar përfshirjen në botën e krimit jashtë vendit me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Prokurori pretendoi se nuk ka është takuar me asnjë person të përfshirë në krimin e organizuar, dhe në rast se kjo provohet ai do të japë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë. Ndërkohë pretendimet e ONM ishin që vëllai i dy miqve të Ndojës është i përfshirë në krim të organizuar jashtë vendit.

“Jo vetëm nuk e njoh personin, por personi që më atribuoni si kontakt i papërshtatshëm me botën e krimit është i dënuar për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtjes në Itali dhe jo për krimin e organizuar. Edhe nëse do ishte i dënuar për krimin e organizuar, nuk e kam takuar kurrë këtë person dhe jam i gatshëm për të vënë në dispozicion të gjitha tabulatet telefonike. Nëse gjeni një moment që kam kontaktuar me telefon, email apo kam takuar një person të krimit të organizuar, unë vetëlargohem nga ky sistem”, ka thënë prokurori Arjan Ndoja.

Ndërsa për faktin se nuk ka formim të plotë për të qenë pjesë e prokurorisë së Durrësit, Ndoja tha se ka numër minimal të çështjeve të mbetura dhe i konsideron të gabuara gjetjet e ONM.

Ndoja tha se prokurorë të ngjashëm me të në prokurorinë e Durrësit kanë pasur nga 120 deri në 150 dosje, mjaft mbartje dhe janë certifikuar në vetting. Ndërsa ai vetëm për vitin 2021 ka pasur 450 dosje dhe ka një numër minimal të mbetjeve, afër 30 procese.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paul: 06/05/2022 00:54

    Edhe hajdut,,edhe malok,,edhe plepist,,edhe pordhac....kjo nuk durohet...

    Përgjigju
  • ymeri: 01/05/2022 17:02

    KETE SHKERDHATEN NDOJA ,,,do ishte mire ta kishin kapur ato plumbat,,,,duhet te arrestohet dhe te futet ne burg per 30 vjet dhe ti sekuestrohen shtepi,,,makina,,llogari bankare ,,,cfare te kete.....

    Përgjigju
  • Iris: 30/04/2022 00:43

    Ky thote po me vertetuat telefonatat,e-mail,takimet direkt vetelargohem.Por po te jete takuar me /ushtare/,seksere,zedhensa,miq e te aferm te krimineleve ?Ky vete u gjend ne makinen qe iu be atentat me nje gango,apo ky i fundit nuk llogaritet?

    Përgjigju
  • E meriton: 29/04/2022 17:42

    Nojes duhet ti konfiskohet pasuria. vetingu perfundon me marrjen e pronave qe ngelesit nuk i justifikojn.

    Përgjigju
  • Eri: 29/04/2022 17:21

    Palaqo sa komplekse pallatesh ke ne Shengjin e ne Ranen e hedhur

    Përgjigju
  • Bruni: 29/04/2022 17:14

    Ketu problemi nuk eshte qe je i pasur, po eshte qe s'i ke dhene ca ketij plakut Theo qe te rrinte urte si te rasti D.P.

    Përgjigju
    • Reforma: 07/05/2022 23:27

      Po te subjekti E.Sh. qe Teo nuk u ndje hic, madje i iku edhe ironia e tij e spikatur????

  • Xxxxxx: 29/04/2022 16:31

    Bravo i qoft sa paska vjedhur ..eh se mos ka shtet ketu ...do ishte me mir ta perciellin nga puna me banden e qytetit ..bravo te qoft qe tallesh me spakun.

    Përgjigju
  • Tani: 29/04/2022 16:06

    Futeni ne burg plehren dhe sekuestroni te gjithe pronat e tij.

    Përgjigju
  • Shkodran: 29/04/2022 15:39

    Po dosjet e bujshme të fotokopjuara pse i mbante në makinë ky gjeluci?!!

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 29/04/2022 15:39

    Nje fakt?kur u plagose a ke qene ne makine me Land Muharremin?Ky Muharremin nuk eshte nga shijaku ,por cam sukthi

    Përgjigju
  • veliu: 29/04/2022 15:22

    Ku prokuror eshte kriminel....

    Përgjigju
  • Toni: 29/04/2022 15:16

    Futnja ne burg ket hale prokuror se esht ndertusi mei fuqishmi sot per sot ne lezhe hajduti popullit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë