‘I shtyva karrigen’, një 47-vjeçare e përfshirë në vdekjen e kontabilistit grek! Gruaja e tij shqiptare i merr paratë dhe niset drejt vendlindjes

‘I shtyva karrigen’, një 47-vjeçare e përfshirë në vdekjen e kontabilistit grek! Gruaja e tij shqiptare i merr paratë dhe niset drejt vendlindjes

47-vjeçarja dhe kontabilisti grek

Një 47 vjeçare po merret në pyetje nga autoritetet greke si e përfshirë në vdekjen e një kontabilisti grek.

Siç shkruajnë mediat greke, 50-vjeçari u gjet i varur mbrëmjen e djeshme në apartamentin e tij në Moschato, por ajo që në dukje ngjante vetëvrasje kishte shumë detaje të dyshimta. Kamerat e sigurisë kishin fiksuar një grua e cila kishte mbërritur në banesën e tij pak para se të ndodhte ngjarja.

Gruaja ka deklaruar në polici se 50 vjeçari i kishte rreth 200 mijë euro borxh dhe se ata njiheshin prej 10 vitesh. 47-vjeçarja sipas mediave greke kishte punuar më parë në një hotel e vitet e fundit punonte në një dyqan lulesh në Athinë.

Ndërkohë sipas ERT-së, të shtunën e kaluar persona që kishin investuar para tek ai kanë shkuar në dyqanin e 50-vjeçarit në Kallithea dhe e kanë rrahur. Në vendngjarje është thirrur edhe policia.

47-vjeçarja e përfshirë në vdekjen e 50-vjeçarit

Gruaja u pohoi oficerëve se në takimin e saj të fundit me kontabilistin ai kishte qenë i dëshpëruar pasi nuk kishte ku të gjente paratë e marra borxh nga investitorët.

Gjatë takimit, sipas 47-vjeçares, ka ndodhur një përleshje,  gjatë së cilës, siç pretendon ajo, 50-vjeçari ka marrë një kordon dhe ka kërcënuar se do vriste veten.

“Nuk duroj dot më, do vras veten”-i ka thënë ai gruas.

Më pas ajo i kishte tërhequr një karrige pranë duke e nxitur 50 vjeçarin t’i jepte fund jetës së tij.

 “E ndihmova, i shtyva karrigen ”-tha ajo.

Apartamenti ku u gjet i pajetë

Ndërkohë sipas të njëjtave informacione, bashkëshortja e 50-vjeçarit, me origjinë nga Shqipëria, ka pasur akses në llogaritë e tij bankare, ka tërhequr para dhe është larguar për në Shqipëri. 

Babai i dy vajzave ishte llogaritari 50- vjeçar i cili u gjet i varur në banesën e tij, mbrëmjen e së hënës, në Moschato. Hetimet për 50-vjeçarin e varur dhe rrethanat e vdekjes së tij janë në zhvillim. Policia po tenton të bashkojë copat e “puzzle”-it, pas rrëfimit të 47-vjeçares, i cili ishte e pranishme kur policia trokiti në derën e pallatit të saj në rrugën Grammou.

Kontabilisti grek

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët