Ernest Muçi ka qenë një nga emrat më të përfolur në ‘epokën’ Sylvinho të kombëtarja shqiptare, pasi opioni ka kryer përshtypjen se futbollisti është aktivizuar shumë më pak se ç’farë ka merituar. Me ndryshimin në pankinën e kuqezinjve pritej me padurim që Muçi të zbristë në fushë, por fatkeqësisht nuk do të jetë as në debutimin e trajnerit Maran. FSHF njoftoi se lojtari i Trabzonspor është i dëmtuar dhe këtë e ka vërtetuar duke kryer edhe vizitat mjekësore, ndërsa pas publikimit të listës Muçi mbajti një qëndrim në rrjetet sociale.
“Më vjen keq që nuk munda të jem pjesë e Kombëtares për dy miqësoret për shkak të një dëmtimi. I uroj suksese çunave e trajnerit Maran në këto dy sfida. Shihemi së shpejti. Forca Shqipëri”, shkruan Muçi në rrjetet sociale.
Lajmi kryesor:
LISTA/ Rolando Maran nis 'revolucionin' në Kombëtare, dy risi dhe rikthime te Shqipëria për miqësoret e qershorit! Mungojnë Muçi e Asani, afrohet Seferi











