I shumëkërkuar në Itali, Apeli lë në burg ‘Ufon’! Akuzohet për vrasje, rrëmbim e përdhunim

I shumëkërkuar në Itali, Apeli lë në burg ‘Ufon’! Akuzohet për vrasje, rrëmbim e përdhunim

Ilir Paja

TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në “Arrest në burg” me afat 40 ditë për Ilir Pajën, i njohur me nofkën ‘UFO”, i shumëkërkuari nga drejtësia italiane, i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe rrëmbim personi. Pavarësisht kërkesës së këtij të fundit për ndryshim mase nga burg në “detyrim paraqitje”, gjykata e ka refuzyuar duke e lënë në burg.

“Më datë 03.11.2022, nga ana e punonjësve të Drejtorisë Vendore Tiranë, është bërë arrestimi i shtetasit me iniciale I.P, për qëllim ekstradimi mbi bazën e  vendimit penal të dhënë  nga Gjykata e Milanos, Itali, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga ligji italian. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale I.P, për efekt ekstradimi.Me vendimin nr. 2324 Akti, datë 05.11.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:

-           Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit të shtetasit me iniciale I.P.
-           Caktimin si masë sigurimi personal ndaj shtetasit I.P, “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 283 dhe 495 të K.Pr.Penale, lidhur me procedurat e ekstradimit në Itali.

Çështja u shqyrtua në gjykatën e apelit mbi bazën e ankimit të bërë nga shtetasi me iniciale I.P, i cili kërkoi ndryshimin pjesërisht të vendimit, caktimin e masës së sigurimit personal atë të “Detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.Në përfundim të gjykimit Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj.Emona Muçi, me vendimin nr. 1026 datë 24.11.2022, referuar edhe nenit 494 pika 6 të Kodit Proçedurës Penale, vendosi:

- Miratimin e vendimit nr. 2324 akti, date 05.11.2022 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane, duke i caktuar personit të arrestuar masen e sigurimit personal "arrest ne burg" me afat 40 ditor.
- Kundër vendimit lejohet rekurs ne Gjykatën e Larte brenda 45 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit te vendimit”, thuhet në vendim.

Njësia speciale FAST Albania, e arrestoi në një lokal në Laprakë. 49-vjeçari nga Berati mendohet të jetë strehuar për një kohë të gjatë tek disa të afërm të tij në këtë zonë të Tiranës. Gjatë arrestimit policia i sekuestroi dhe një shumë prej 5 mijë eurosh. 3 muaj i janë dashur policisë të vërtetojë se personi që mbanin në përgjim, ishte i shumëkërkuari nga drejtësia italiane, i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe rrëmbim personi.

Paja ishte arrestuar në mars të vitit 2008 pasi mori përpara me makinë një efektiv të policisë kriminale në Tiranë që e njohu se përballë tij kishte të shumëkërkuarin. Pas gati 10 viteve në qeli, në nëntor të 2017-ës, Ilir Paja u lirua me kusht para përfundimit të dënimit nga çekiçi i gjyqtares Enkeleida Hoxha, me pretendimin se vuante nga një sërë sëmundjesh, probleme shëndetësore të vërtetuara me raporte mjekësore.

Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje, kryer në bashkëpunim dhe rrëmbim personi, ngjarje që kanë ndodhur rreth vitit 2006.  Me plotësimin e dokumentacionit në Shqipëri, Ilir Paja pritet t’i dorëzohet autoriteteve italiane.

Gati një dekadë më parë, Ilir Paja ai mori nofkën “Ufo” nga policia italiane. Shkak u bënë dy arratisjet spektakolare të tij nga burgje të sigurisë së lartë në vendin fqinj. Së fundmi, Paja u largua nga burgu i “Fushë Krujës”, por jo sipas stilit që e bëri të famshëm. Pas më gati 10 vitesh burgimi ai u lirua nga qelia në zbatim të një vendimi gjykate. Ishte Gjykata e Krujës ajo që pranoi kërkesën e tij për liri me kusht.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion