I skadon kontrata në 2023, Lazio vendos për Igli Taren

I skadon kontrata në 2023, Lazio vendos për Igli Taren

Igli Tare

Igli Tare do vijojë të jetë drejtori sportiv i Lazios. Presidenti i klubit nga Serie A, Claudio Lotitto ka konfirmuar për "Il Messagero" se shqiptarit i është ofruar një rinovim me tre vite, deri në verën e 2026. Vlonjati 49 vjeçar ka 14 vite në postin e drejtorit sportiv të Lazios, fill pasi "vari këpucët në gozhdë".

Vitet e fundit, Tare ka marrë shumë oferta për t'u larguar në skuadrat më të forta në Europë, duke dalë në 2021 si drejtori i tretë më i mirë sportiv në Kontinentin e Vjetër. "Nuk e kam diskutuar kurrë punën që Tare ka bërë dhe nuk do e bëj as në të ardhmen. Ka ofertë të re në tryezë", tha Lotitto.

Muajt e fundit nuk kanë qenë të qeta te Lazio, me Taren që shpeshherë ka pasur përplasje me drejtuesit dhe trajnerin Sarri në lidhje me merkaton. Afrimi i Angelo Fabianit në rolin e drejtorit sportiv te ekipi i femrave të Lazios u pa si një shenjë largimi për Taren, me presidentin që konfirmon se shqiptarit i është bërë një tjetër ofertë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë