Ishte Lewis Hamilton ai që triumfoi gjatë provave dhe garës për Çmimin e Madh të Hungarisë, duke lënë pas dy makinat e Ferrarit për të mbushur podiumin.

Por në garën e Hungarisë, britaniku ka patur një tifoze speciale, e cila i paska sjellë fat. Bëhet fjalë për këngëtarja e njohur shqiptare Elvana Gjata. E shoqëruar nga producenti i saj me famë ndërkombëtare, Elvana ka ndjekur nga afër spektaklin që të dhuron Formula 1.

Me anë të një story në Instagram, Elvana ka publikuar ftesën zyrtare vip, ku ka etiketuar producentin PooBear dhe pilotin Lewis Hamilton, të cilin e falënderoi për mikpritjen.

Postimi i Elvanës: