Paralajmërimet nga Policia e Shtetit për ata që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duket se nuk i kanë bërë përshtypje një të riu në Vlorë.

Në një video të publikuar nga faqja "Aksidente Rrugore" në Facebook, shihet një i ri, i paidentifikuar, i cili për shmangur trafikun, nuk heziton të ngjisë makinë në trotuar dhe të ecë aty, duke vënë në rrezik jetën e kalimtarëve.

Në videon shokuese shihen edhe qytetarë që ecin në trotuar, të cilët largohen me shpejtësi kur shohin automjetin që afrohet.

Policia e Shtetit ka rritur prezencën e efektivëve dhe kontrolleve në rrugë, pikërisht për shmangien  aksidenteve, ndërsa çdo ditë ndëshkohen me dhjetëra shoferë për shkak të mosrepsektimit të rregullave të qarkullimit, por megjithatë ky i ri në Vlorë duket se nuk është ndërgjegjësuar.

Në 24 orët e fundit, u arrestuan në flagrancë 14 drejtues mjetesh si dhe u pezulluan 44 leje drejtimi, për shkelje të rregullave të qarkullimit.