DIBËR- Një 21-vjeçar, nxënës përsëritës në një gjimnaz në qytetin e Dibrës është përfshirë në një konflikt me rojën e shkollës. Nxënësi qëlloi me grushte drejt rojës pasi ky i fundit i kërkoi që të dilte jashtë pasi i riu ishte duke ngacmuar një vajzë në shkollë.
Pas përplasjes, policia ka arrestuar punonjësin në Dibër së bashku me vëllanë e të riut pasi dhe ky kishte goditur rojën.
Sherri vijoi edhe me ndërhyrjen e vëllait të rojës së shkollës i cili tentoi të hynte me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë në Dibër ku ishte i shoqëruar vëllai i tij pas konfliktit.