I tha i rrjedhur, Berisha: Je hale..
Rama i kujton 21 Janarin e Gërdecin

I tha i rrjedhur, Berisha: Je hale..<br />Rama i kujton 21 Janarin e Gërdecin<br>
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kthyer përgjigje Edi Ramës për ofendimin dje në Kuvend, ku pranoi se i tha ‘ke rrjedhur’.

Pas përsëritjes edhe sot të fjalës ‘i rrjedhur’ nga Rama, Berisha reagoi. “Të shash pas shpine nga karrigia e kryeministrit nuk të bën gjë tjetër veçse “Një hale në një copë mëndafshi” u shpreh Berisha.

Por Rama i kujtoi 21 Janarin dhe Gërdecin Berishës dhe Bashës per ngjarje te cilat i tha se "nuk te kam thene kurrë vrasës".

Ishte thjeshtë një konstatim, njerëzit gjykojnë por Sali larg qoftë që unë të të shaj ty dhe Lulin asnjëherë.

Janë vrarë njerëz në Bulevard nuk të kam thënë kurrë unë ty vrasës, dhe nuk i them sot Lulëzimit që kur më tregon një vajzë të plagosur mua, të shikojë pak faturën për Gërdecit dhe 21 Janarin, por nuk i them vrasës.

Nuk ka një rast të vetëm që ti jem drejtuar shkëlqesisë suaj më parë si kriminel apo vrasës. Për sa i përket sharjeve e di kurrizi i Erjon Braçes e Taulant Ballës se çu ke bërë nga aty, por ti ke bërë tënden Luli të veten por nuk keni faj se ju nuk dini të mbani përgjegjësi.

Në fakt Sali ti e mbajte përgjegjësin kur u largove pas humbje. Laj, thaj ju kemi vetëm kanatjeren e sulmit. Mos të hymë në këtë garë. Natyrisht ka plot shprehje të popullsit se çfarë të ndodh kur fle me macen e qenin.

Kush është vatra e infeksionit kush janë mikrobet e gjykojnë shqiptarët jo unë. Për sa i thirrjes: të gjithë shqiptarët të bashkohen, hajde ti bashkojmë me anë të votës së emigrantëve. Ti themi të japin vendimin e tyre, por kam frikë se në fund do thoni jo sepse të vërtetën e dimë.

Unë mund të them shumë për kryetarin e PD por jam dëshmitarë që ai e din të vërtetën. 12% e demokratëve që besojnë te PD nuk besojnë te kryetari i PD. Lexoni se cfarë thonë sondazhet. Jeni shumë më keq në sondazhet e opinionit publik nga çkishit më 25 qershor. Ju vazhdoni po me të njëjtën muzikë e gramafon” deklaroi ai. 

 

dy.b/ j.sh/ shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm