'I thashë ik në shkollë, rrinte në telefon', plagosi me thikë të birin 15-vjeçar në Korçë, zbardhet dëshmia e babait: Po grindeshim

'I thashë ik në shkollë, rrinte në telefon', plagosi me thikë të birin 15-vjeçar në Korçë, zbardhet dëshmia e babait: Po grindeshim

Korçë-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku babai ka goditur me thikë djalin e tij 15 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 minuta në fshatin Vreshtas, ku Shpëtim Çuka, ka goditur me thikë djalin e tij, për motive të dobëta.

15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babi i tij është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Në dëshminë e dhënë Shpëtim Çuka tha se ai e plagosi djalin, pasi ky i fundit nuk pranonte që të shkonte në shkollë.

“Me djalin u konfliktova se nuk donte të shkonte në shkollë, unë i thosha ikë se vajti ora, ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë. I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita”, tha Shpëtim Çuka.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:08
Babai plagosi me thikë të birin 15 vjeç, flasin banorët e zonës: E ëma më tha e kam djalin pa qejf

 

Pas ngjarjes së rëndë, ku babai plagosi të birin me thikë kanë folur banorët e zonës.

Fqinjët e pallatit thonë se ata janë një familje e mirë dhe njerëz punëtorë.

“Shumë të mirë edhe i ati edhe i biri. Djali shkon në shkollë të mesme është mirë me mësime. Tani e mora vesh, por që mbërmë i pashë atë e bir po iknin për në shtëpi”, tha një banore e zonës.

“Shpëtimi merret me bujqësi, e kam në pallat. Djali shkonte rregullisht në shkollë. Të mirë janë krejt, s’isha fare kur ndodhi ngjarja”, tha një banor tjetër.

Po ashtu edhe një fqinje tjetër tregon se në mëngjes nëna e djalit tha se e kishte të birin pa qejf.

“Banojmë në të njëtin pallat. Nuk e dimë se si ndodhi. Për ngjarjen e kemi marrë vesh në mëngjes. E ëma më tha e kam djalin e sëmurë pa qejf, pastaj polici tha i ati ka goditur të birin", u shpreh ajo për Report Tv.

Ora 13:10
15-vjeçari u plagos me thikë nga babai, flet xhaxhai për Report Tv: U zunë për telefonin, rrinte në TikTok

 

Xhaxhai i 15-vjeçarit, i cili u plagos me thikë ditën e sotme nga babai në Pogradec ka rrëfyer momentin kur mori vesh lajmin.

Ai ka treguar se gjithçka ka ndodhur pasi nipi i tij ishte në telefon dhe shihte TikTok.

“Unë e kam nip. Më iku truri kur e mora vesh. Janë zënë për një punë telefoni. Shihte Tik-Tok dhe i ati ia mori dhe ja theu. Po nuk e di saktë ku e plagosi, në veshka apo kurriz”, është shprehur ai.

Ndërkohë, fqinjët e familjes tregojnë se nuk kishin dëgjuar asgjë nga momenti i konfliktit, por se marrëdhënia mes djalit dhe babait ka qenë e mirë.

“Familje shumë e mirë edhe i ati edhe i biri, nuk di të kishin konflikte më parë. Ka vetëm një djalë, shkonte rregullisht në shkollë, mësonte. Mbrëmë i pashë të dy ishin shumë të qetë kur po ktheheshin në shtëpi. Djali e ndihmonte edhe në punët e bujqësisë”, deklaroi një fqinjë. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndoca: 30/10/2024 14:13

    Nehandertala jugut. Psiqika juglindor nan e moter!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Gati për të punuar bashkë siç bëmë 4 vite', Macron shkruan në X për fitoren e Trump: Me bindjet tuaja dhe të miat, për më shumë paqe dhe prosperitet

'Gati për të punuar bashkë siç bëmë 4 vite', Macron shkruan në X për fitoren e Trump: Me bindjet tuaja dhe të miat, për më shumë paqe dhe prosperitet