ANGLI- Një ndërhyrje me takë ndaj Andre Gomes ka bërë yllin e Totenhamit, koreano- jugorin Son Heung-min të qajë në fushë. Son i theu këmbën ish- lojtarit të Barcelonës këmbën gjatë një ndërhyrje të nxituar në minutën e 79'.
Son u ndëshkua me kartonin e kuq por kur pa se çfarë kishte bërë, vuri duart në kokë dhe filloi të qajë. Lojtarët jo vetëm të Totenham por edhe të Everton u përpoqën të ngushëllojnë Sonin pasi kuptuan se nuk ishte e qëllimshme. Madje loja u zgjat me 12 minuta më shumë, aq sa i mjaftoi Everton të barazojë në minutën e 97' me Cenk Tosun për të barazuar rezultatin 1-1.