Në një kohë që SPAK e ka thirrur për çështjen e “21 Janarit”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar nisjen e “Foltores 2” dhe një tur takimesh në bazë me demokratët.

Berisha tha se do të hapin në Kuvend para kryeministrisë, ku deputetë e qytetarë do të mbajnë fjalimet e tyre. Kjo ‘foltore’ vjen pasi sipas Berishës, mazhoranca nuk e lejon opozitën që të debatojë në Kuvend.

“Hapim një foltore aty, një parlament. Në 10 seanca opozita i është lejuar të debatojë vetëm një seancë, si kurrë-kurrë në ndonjë vend para këtij bllokimi hapim foltoren parlamentaro qytetare para kryeministrisë, njëherë në javë, ku deputetë dhe qytetarë do thënë zërin e tyre.

Pra, ky është qëllimi i kësaj proteste. Protesta të tjera po projektohen dhe do organizohen, por ato do përgatiten dhe thirren në kohën më të përshtatshme”, tha Berisha.

"Foltorja" para kryeministrisë pritet të mbahet 1 herë në javë dhe opozita do të mblidhet të hënën në orën 18:00 për herë të parë jashtë godinës së Këshillit të Ministrave. 


Lajmi kryesor:

‘E keqja e këtij vendi’, Berisha i përgjigjet Ramës dhe e pranon: Ndaj meje ka pakënaqësi (edhe në Bruksel), mbroj tezën se Shqipëria është narkoshtet