I thuri këngë labçe Enver Hoxhës, PD kërkon shkarkimin e Tërmet Peçit/ Shehu: Menjëherë, të veprojë edhe prokuroria!
Pas këngës së kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, PD kërkon shkarkimin. Deputeti Tritan Shehu thotë se duhet të bëhet shkarkimi i kryebashkiakut të Tepelenës. Shehu shkruan se sjellja e bërë nga Peçi është e papranueshme
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu
Pas videos së kryebashkiakut Tërmet Peçi, i cili këndonte në nder të ish-diktatorit, Enver Hoxha, ka ardhur dhe reagimi i Partisë Demokratike.
Deputeti i qarkut Gjirokastër, Tritan Shehu, në një status në Facebook, kërkon nga qeveria Rama, që të bëhet shkarkimi i kryebashkiakut të Tepelenës. Shehu shkruan se sjellja e bërë nga Peçi është e papranueshme
Statusi i plotë:
I kerkoj Kryeministrit, si deputeti Qarkut, te shkarkoje menjehere Kryetarin e Bashkise se Tepelenes,Termet Peci. Gjithashtu Prokuroria duhet te veproje ndaj tij per shkelje te ligjit.
I bej thirje opinionit publik, mediave, shoqatave te ish te perndjekurve politike te reagojne me force ndaj ketij skandali e turpi te vertete!
Termeti i “bemave te medha”, mbreme ne darken zyrtare te shtruar nga Bashkia e Tepelenes me rastin e 75 vjetorit te clirimit te saj, i thurr lavde e kendon per diktatorin Hoxha, gje qe me tej e publikon.
Nje sfide e vertete kjo ndaj ligjit, demokracise, nje ofendim ky per proceset tona demokratike, nje arrogance e pa kufi ndaj ish te persekutuarve, ndaj gjithe ketij populli, qe e pagoi shume shtrenjte ate diktature te eger.
Nje perbaltje kjo edhe e te gjithe atyre, qe rane apo luftuan fashizmin e nazizmin, per nje Shqiperi te lire, demokratike, te begate, pavaresisht nga menyra se si ata e perceptonoin kete ne vitet e asaj lufte epokale.
Ishte ai diktator e ajo diktature, qe tradhtoi e shkeli edhe mbi gjakun e sakrificat e tyre, qofte edhe te popullit atdhetar e liridashes te Tepelenes, qe njohu gjate saj vecse vuajtjet, persekutimet, varferine.
Cdo te ndodhte ne Gjermani apo Itali sikur nje Kryetar Bashkie t’i thurte lavde ne nje ceremoni zyrtare Hitlerit apo Musolinit!?
A mund te me pergjigjeni per kete ju Z.Kryeminister?,”, ka shkruar ai.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4341
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëshmia e oficerit të shërbimit: Në shtëpinë e Mehmet Shehut bëhej jetë e degjeneruar, aty vinin Ismail dhe Elena Kadare, aktorët Lako e Ljarja, kurse femrat…
25 Janar, 20:41
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Dëshmia e bujshme në hetuesi e oficerit të shoqërimit: Fëmijët e Mehmet Shehut ishin të shthurur e liberalë, në orën 03:00 të natës shkonin...!
20 Janar, 19:59
-
Dëshmia e ish-sekretarit personal të Mehmet Shehut: Kishte një kasafortë të vogël që s'ia linte askujt, erdhi urgjent nga Dajti kur u lye vila!
19 Janar, 21:49
-
Esencë-Report Tv/ Heronjtë e shqiptarëve, mitet, enigmat dhe simbolet!
19 Janar, 21:29
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Dikur vendi më i izoluar, sot plot me turistë, BBC i kushton reportazh transformimit të Tiranës
12 Janar, 16:33
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Dorëheqja e Enver Hoxhës në 1954, Boriçi: E detyroi Hrushovi! Moska e akuzonte për shpërdorim fondesh, përplasja me Shehun!
9 Janar, 12:31
-
Dëshmia e rrallë e dy ish-drejtuesve të naftës: Enver Hoxha, në goditjen e ‘grupit sabotator në naftë’, u nxit nga shërbimet sekrete greke
8 Janar, 18:50
Nuk ka popull si ne shqiptaret, qe bejme urysh kunder historise e personaliteteve me vlerave tona kombetare,urrejme ata qe kane sakrifikua e nuk kane vjedhur kete popull e kete vend,Shihni tash sa urrehet Hashim Thaci ne Kosoven e masakruar nga roberia shekullore sllave,qe e shpetoi nga kjo fanitje zeri i pushkes se Adem Jasharit dhe ushtrise clirimtare
PërgjigjuCfare hipokrizie? Lere te flasin e ankohen ata qe vdiqen neper burgje dhe familiareve ua morren shpirtin avash avash ne internim, mushkonjat i hanin te gjalle e i hidhnin neper vare si qene se soji jote i quanit armiq. Mos u bej me qesharak.
PërgjigjuTe dilte e te ankohej ndonje tjeter do isha dakort. Por te dali ky spiuni i sigurimit (katerciperisht e sigurte) dhe ben si i indinjuar, eshte turp i madh. Eshte njesoj sikur te dali Ruçi, Berisha, Gjinushi apo Xhafaj dhe te shajne Enverin.
PërgjigjuKur ben anti enveristin nipi haki shehut ish komandat iburgut 313 dhe i kampit te punes se spacit
PërgjigjuKy palaço burre te tregoje fotot e veta me Enverin qe qe i vogel zbukuronte muret eshtepise.... xhanem nga keta burra u dhi... Shqiperie
Përgjigjuune denoncoj publikisht se masar shehu,babai i deputetit tritan shehu ,ka patur leterkembim me enver hoxhen,ku i kerkonte te drejte studimi per djalin,tritanin,ku vec te tjerash i kerkonte falje per gabimet e bera.ne leter pergjigje ,e cila ne kornize artistike qendronte varur ne mur,ne dhomen e pritjes,vec te tjerave,thuhej se ti masar ke qene dhe je bir i partise.pra tritani del bir i birit te partise.vetem ne saje te kesaj letre ,babai i te shoqes,ish drejtor i port,flote,hekurudhes ne ish ministrine e komunikacioneve,u bind per te lidhur krushqine me masar shehun,pra,te bente dhenderr tritanin.duke qenese tritani del nip i partise dhe me gjysh enverin,i kerkoj lulzim bashes ta perjashtojne nga grupi parlamentar,sepse na njollos partine tone te shtrenjte,te paster,te ndershme dhe virgjereshe.
PërgjigjuBig like ,kasem gahinji.